“Ashensori i 100 dragonjve”, më i larti në botë (VIDEO)
Ky vend fantastik që u përket më së shumti aventurierëve sesa “frikacakëve” quhet ”Ashensori i 100 dragonjve” (Bajilong në kinezisht), dhe është ai që të çon në majën me të njëjtën emër, që ndodhet në parkun pyjor Zhangjijaie, i shpallur së fundmi si trashëgimi e njerëzimit nga UNESCO. Ashensori është prej xhami. Lartësia që përshkon kabina e tij është 326 metra, dhe është montuar në faqe të malit me një strukturë çeliku. Është ashensori më i lartë panoramik në botë dhe të mundëson të arrish majën në vetëm 2 minuta.