Asteroidi që do godasë Tokën në vitin 2135

NASA nuk do të mund ta mbrojë planetin tonë kundër një asteroidi gjigand, i cili mund të përplaset në Tokë më 2135, ka zbuluar një studim i frikshëm.

Studiuesit gjetën se mund të jetë e pamundur që ky asteroid të ndalet – i cili është i madh sa ndërtesa Empire State në SHBA.

Shkencëtarët zbuluan se edhe teknologjia më e avancuar nuk do të ishte e dobishme në ndaljen e këtij asteroidi, i cili është emëruar Bennu, transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasojat do të jenë “katastrofale” kanë paralajmëruar ekspertët, dhe asteroidi ka ngjallur frikë se mund të zhdukë gjithë jetën në planet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkencëtarët po e hulumtojnë mundësinë e përdorimit të një anije të veçantë kozmike për të gjuajtur me bombë atomike objektin e tillë, në mënyrë që të evitohet kërcënimi.

Në një letër të re, shkencëtarët nga NASA dhe Administrata Kombëtare e Sigurisë Nukleare kanë hartuar një plan për Misionin për Reagim Emergjent ndaj Asteroidëve (HAMMER).

Sipas BuzzFeed News, anija do të përdorej për t’u përplasur direkt e në asteroid ose për ta shpërthyer gurin e hapësirës duke përdorur një pajisje nukleare.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për t’i identifikuar rreziqet potenciale që i kanosen Tokës, shkencëtarët vazhdimisht paralajmërojnë se ka objekte të panumërta në univers që mbesin të pazbuluara.

Duke parë rrezikun e një përplasjeje të pashmangshme në të ardhmen, ekspertët thonë se është e nevojshme që të planifikohet më e keqja. Hulumtuesit do të prezantojnë propozimet e tyre në një konferencë në Japoni këtë maj.

Për momentin, megjithatë, se a do të bëhet realitet ndonjëherë plani HAMMER, mbetet pikëpyetje./express/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?