Astrologia Meri bën parashikimin e horoskopit për muajin nëntor

Fillimi i muajit përkthehet edhe si parashikimi i muaji se si do të shkojë për të 12 shenjat.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora, ka qenë e ftuar astrologia e njohur Meri Gjini. Ajo ka bërë live parashikimin për çdo shenjë të horoskopit.

Meri Gjini: “Që në datën 21 të shtatorit ne kemi filluar një periudhë që është goxha disforike, ndërsa në datën 29 të tetorit, që arriti maksimumin në datën 31, në orën 5 pa 10 të pasdites kemi pasur një hyrje të drejtpërdrejtë të Uranit me Diellin dhe Toka ka qenë në mes dhe ka qenë pingul në pozicionim dhe ka qenë në pikën më të afërt Urani që kemi pasur që në vitin 1944 dhe një Hënë e plotë  mbi Uranin, ekzaktësisht. E pamundur të mos kenë ndjerë këtë pjesën e nervozizmit, apo tensionimit dhe ankthit. Është e pamundur të mos e ndjejmë dhe do të vazhdojmë që ta ndjejmë sepse është në rrjedhë e sipër nga data 29 e deri në datën 12.

Pra është një 15 ditësh që do të vazhdojë të ndihet afër një energji kaq e fortë, por pjesën më të vështirë e kaluam. Momenti më i vështirë ka qenë data 29 deri në datën 31, në orën 5 pa 10, kështu që çfarë ishte për gjërat që ne kemi frikë apo që i kemi të freskëta në memorie duke sjellë tërmetin në mendje, ne e kaluam pavarësisht se e kemi kaluar që në 25-16 të Nëntorit”

Arjola Shehu: Si pritet të jetë muaji ?

Meri Gjini: “Ndryshimi i universit do të jetë goxha i ndjeshëm dhe i fortë nga dhjetori dhe në vazhdimësi sepse do të kemi një ndarje shumë të pritur nga unë dhe asteorologët. Ndahet Saturni me Plutonin dhe sido që të jetë do të ketë zhvillim, do të ketë lëvizje, do të ketë aktivitet apo hiperaktivitet dhe unë besoj se atje ku ka lëvizje, ku ka turbullira ka jetë dhe ka përmirësim kështu që mezi po e pres dhjetorin, ndërsa përsa i përket nëntorit, përmirësimin e parë dhe të ndjeshëm që do të kemi do ta kemi me kthimin e Marsit, që edhe ky na ka lodhur shumë në të drejtë prej Dashit, në datën 12. Pra, në datën 13 do të zgjohemi më një Mars në  të drejtë, i cili në fakt në këto momente që flasim ka ballë për ballë Mërkurin dhe Venusin, por disa do të sjellin ndjesi shumë të mira në jetën personale ose do të gjejmë suportin tek dashuria. Në këtë muaj do të fillojmë që të tregohemi më të mirën tek dashuria”

SHKARKO APP