Ata që duartrokasin kur Rama nxjerrë një studente nga salla janë modeli më i keq

Nga Ergys Mërtiri –

Ata studente qe duartrokasin kur Kryeministri nxjerr nga salla shoqen e tyre jane modeli qe e mban peng kete vend. Cdo regjim mbijeton pikerisht ne saj te njerezve te tille. Ata jane pengese per cdo fryme ndryshimi dhe tregojne se jane produkt i denje i nje sistemi edukimi qe prodhon vetem servile e militante. Njerezit kurajoze jane sot ne anen e studentes qe u nxorr jashte nga ajo salle hipokritesh.

E vetmja pengese per protesten, nuk eshte qeveria, por pikerisht ata studente qe futen ne mesim dhe ata pedagoge qe zbatojne urdherat e shefave per te kercenuar studentet protestues. Nese nuk do te kishte njerez te tille asnje regjim nuk do mund te mbijetonte.

Shoqerite kane shprese vetem per shkak te atyre njerezve idealiste qe reagojne ndaj padrejtesise edhe kur realiteti duket i pashprese, dhe protesta e studenteve tregoi pikerisht kete fryme qe duket ende gjalle ne kete vend.

SHKARKO APP