Avicii varroset thuajse gjashtë javë pas vdekjes

Publicisti i DJ suedez, Avicii tha se ceremonia private e funeralit të muzikantit u mbajt në Stokholm javën e shkuar.

Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, “u varros të premten në varrezat Skogskyrkogården në Stokholm. Të pranishëm ishin vetëm familja dhe miqtë më të ngushtë.”

Muzikanti 28-vjeçar u gjet i pajetë më 20 prill në Muscat, Oman, ku po pushonte me miqtë.

Forcat policore të Omanit nuk gjetën asgjë të pazakontë rreth vdekjes. Sidoqoftë, shkaku i vdekjes s’është bërë ende publik. Por, sidoqoftë, në një deklaratë për mediat, familja tha se Avicii donte paqe dhe nuk mund të vazhdonte më kështu. “E mundonin shumë mendimet për jetën, kuptimin e saj, lumturinë.”

Varrezat Skogskyrkogården ndodhen në jug të Stokholmit dhe mbrohen nga Unesco si sit me trashëgimi botërore. Gjithashtu, Greta Garbo është varrosur aty.

Avicii vuante nga pankreatiti akut, shkaktuar nga konsumimi i tepërt i alkoolit. Pasi hoqi tëmthin dhe apendiksin, Avicii u tërhoq nga muzika për t’u kujdesur për shëndetin.

SHKARKO APP