“Banda e elefantëve” merr peng qytetin (VIDEO)

Për muaj të tërë rrugët e qyteteve kineze kanë qenë të shkreta nga frika e pandemisë së Covid-19. Pak ditë më parë, rrugët në qytetin e Yuxi, në provincën e Yunnanit, u boshatisën për shkak të…elefantëve.

Jo një, as thjesht një çift, por 15 të tillë, që vendosën të kryejnë një shëtitje në bulevardin kryesor të qytetit, në mes të natës, duke shtrënguar evakuimin e banorëve. Sipas autoriteteve kineze, të humbur os enë kërkim të një shtëpie tjetër, ata u nisën 400 kilometra më tutje, në prefekturën e Xishuangbanna Dai 40 ditë më parë.

Elefantët duket sikur nuk kanë vendosur ende ku do të ndalojnë, por tashmë monitorohen rreptësishtë nga autoritetet, ndërkohë që në rrjetet sociale kineze ndjekja e udhëtimit të tyre në hartë është shndërruar në trend.

SHKARKO APP