Bannon: Pse shqiptarët duhet të votojnë Trump! E vërteta e arrestimit tim

Në fund të intervistës së tij për Çim Peka LIVE, Steve Bannon, një nga personazhet më me ndikim në politikën amerikane, komentoi edhe historinë e arrestimit të tij para disa javësh. Ai iu përgjigj edhe pyetjes se përse shqiptarët duhet të votojnë Donald Trump.

Çim Peka: Z. Bannon, pse duhet që shqiptarët të votojnë Donald Trump?

Steve Bannon: Mendoj se është e thjeshtë. Presidenti Trump mbështet ekonominë e atyre që përpiqen. Ekonomia të cilën ka ndërtuar presidenti Trump mbështet familjet punëtore, klasën e mesme të ulët, ka rritur pagat, papunësi e ulët në nivele historike, rritje e nivelit të bursave duke përmirësuar fondet e pensioneve. Puna që ai ka bërë ka qenë mbështetja e familjeve punëtore, sipërmarrësit, kështu që komuniteti shqiptaro-amerikan është një kombinim i klasës punëtore dhe klasës së mesme. Për më tepër që presidenti Trump është shumë konservator në aspektin kulturor. Ai është mbështetës i madh i komuniteteve fetare, kur ky komunitet janë rabitë në komunitetin çifut, imamët për komunitetin mysliman, evangjelistët, komuniteti katolik, budistët, dhe presidenti Trump është në favor të lirisë fetare, dhe mendoj se demokratët janë marrë nën kontroll nga një koalicion radikalësh. Mendoj se Antifa është një shembull perfekt. Mos harro, unë vij nga një familje demokratësh, demokratë irlandezë, dhe demokratët i kanë braktisur njerëzit sepse mendoj se ata po shkojnë shumë shpejt drejt socializmit dhe marksizmit kulturor. Janë shumë kundër fesë, janë shumë kundër fjalës së lirë, dhe unë besoj së këto gjëra janë ato që e bëjnë vendin tonë këtë që është. Dhe besoj se shihet sot, shihet me komunitetin latin, shihet tek shume afro-amerikanë, veçanërisht nga familjet punëtore, dhe besoj se shihet një mbështetje e madhe nga komuniteti i emigrantëve dhe nga shqiptaro-amerikanët.

Çim Peka: Pas arrestimit tënd, David Goldman, shkruajti: të lutem Steve më thuaj që nuk është e vërtetë. Unë si një adhurues i juaj nga Tirana, po ju them; të lutem Steve na thuaj që nuk është e vërtetë…

Steve Bannon: Dëgjo. Është tërësisht nonsens. Le të kthehemi tek ajo çfarë thashë para pak minutash mbi teoritë e konspiracionit. Unë nuk besoj në teoritë e konspiracionit, por nuk ka koincidenca. Ata mbajtën aktakuzën për rreth 4 vite deri në ditën që unë mora përsipër fushatën e Trump. Ajo çka donin ata ishte që nuk donin që unë të përfshihem në fushatën e Trump në muajt e fundit, por ajo çfarë u shpëtoi atyre ishte se unë tashmë isha përfshirë në grupet jashtë fushatës dhe se nuk isha i interesuar të përfshihesha në fushatë. Unë kam punuar shumë që ata të mos mund të vjedhin zgjedhjet nga presidenti Trump, nëpërmjet votës me postë. Ky ka qenë fokusi im gjatë muajve të fundit. Ajo çfarë prokurorët nuk kanë shikuar, është se unë dhe kompania ime kemi pasur një kontratë 1 milion dollarëshe, një kontratë për të siguruar një numër të madh shërbimesh, duke përfshirë edhe mbikëqyrjen e ndërtimit të murit. Dhe ne kemi ndërtuar murin më të mirë që është ndërtuar ndonjëherë në kufirin jugor, që është muri që kemi ndërtuar në El Paso në Teksas. Kjo është tërësisht një goditje politike. Dhe kjo ka ndodhur me elementë të caktuar të së majtës radikale. Dhe shiko ironinë. Në përpjekje për të më mbyllur gojën, ata më rritën, shou im televizion është më i madh, unë kam akses në më shumë burime, jam më i përfshirë në rizgjedhjen e presidentit Trump, dhe ajo që do i vrasë atë ashtë se presidenti Trump do të fitojë. Dhe kur të fitojë presidenti Trump, besoj se do të shikoni disa ndryshime në Departamentin e Drejtësisë. Mendoj se është shumë i inatosur me Departamentin e Drejtësisë. Prokurori i Përgjithshëm, u shpreh dy muaj pas padisë ndaj meje se një nga problemet me Departamentin e Drejtësisë janë këta asistent-prokurorët e rinj, dhe radikalët e majtë demokratë dhe gjuetia e tyre ndaj aleatëve politikë të presidentit Trump. Kjo është një nonsens i plotë. Një goditje politike. Diçka që e shohim që ndodh në Tusi. Por kjo nuk më ka ndaluar, përkundrazi më ka siguruar një platformë më të madhe. Prandaj po udhëtoj nëpër vend, në një tur mbarë kombëtar për t’u siguruar që nuk do t’ia vjedhin zgjedhjet presidentit Trump. Nëse mendojë se do të ma mbyllin gojën me një aktakuze pa peshë, ata do të përballen me gjera të tjera. Çdo ditë do tu jem para syve duke mbështetur presidentin Trump. Unë jam luftëtar dhe duhet shumë më shumë se kaq për të më mbyllur gojën.

SHKARKO APP