“Batërdi urbane tek Teatri”, gazetari publikon përllogaritjen e frikshme: Katastrofa që pritet

“Një batërdi urbane”, kështu e ka komentuar gazetari Helidon Tahiraj projektin e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për ndërtimet në qendër të Tiranës, të cilat do të prekin dhe godinën e Teatrit Kombëtar.

Sipas Tahiraj përllogaritja e koeficientit si raport mes sipërfaqes ndërtimore dhe sipërfaqes së truallit ku do të ndërtohet rezulton mbi 11, disa herë më e lartë se koeficientet e ndërtimit në Evropë e në vendet e tjera që kanë një bum ndërtimesh.

Canary Wharf quhet zona ku janë ndërtuar disa kulla në Londër. Sipërfaqja e kësaj zonë është 39 hektarë. Pra 390 mijë metra katrorë. Mbi këtë sipërfaqe janë ndërtuar 1.5 milionë metra katrorë ndërtim. Pra raporti i ndërtimit me sipërfaqen e truallit nuk i kalon 4.( 1.5 milion : 390 mijë). Hapësira ku do ngrihen kullat është 5700 metra katrorë. Në këtë sipërfaqe do të ngrihen 6 Kulla, me sipërfaqe ndërtimore të përgjithshme prej 68 mijë metra katrorë. Pra koeficenti i ndërtimit është mbi 11.
Gjykojeni vetë tani se si do jetë zona te Teatri…“, shkruan Tahiraj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?