Batuta e Edi Ramës në samit që po “thyen” rrjetin

Samiti i Sofjes duket se e ka lënë të frustruar kryeministrin Edi Rama.

Liderët e Bashkimit Europian nuk deklaruan asgjë konkrete për integrimin, duke premtuar vetëm se e ardhmja e Ballkanit është në BE.

Dreka me liderët e BE-së duket se ka qenë e tensionuar dhe këtë e pranon edhe vetë Edi Rama, pasi u shpreh se ishte si një luftë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Elefanti ishte në dhomë, kështu që duhej të flisnim për të,” tha Rama për “The Guardian”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama e krahasoi angazhimin e mjegullt të BE-së për Ballkanin me premtimin komunist për të ardhmen e shndritshme, që ishte aty afër.

“Ne jetuam për 50 vite me një horizont të kuq, që nuk e arritëm kurrë. Nuk duam të jetojmë me një horizont blu tani,” ka deklaruar Rama.

Muajin që vjen, vendet e BE do të vendosin nëse do hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Vendet skeptike janë Franca, Gjermania dhe Holanda. Me kryeministrin e Holandës, Rama pati edhe një takim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?