“Becoming” thyen rekordin e “Fifty Shades”

“Becoming” e Michelle Obamës nuk është vetëm një nga librat më të shitur por është një nga librat me titullin më të ‘zjarrtë’ të dekadës. Libri frymëzues nga ish-zonja e parë ka qëndruar në shitje për më shumë se dy muaj dhe vazhdon të mbetet në vendin e parë në listën e librave më të shitur në Amazon.

Amazon deklaroi se “Becoming” shijoi vendin e parë në top listat për një kohë të gjatë ndryshe nga librat e tjerë si dhe mundi librin mjaft të lexuar që prej 2012-ës “Fifty Shades”. Asnjë biografi politike apo memorie e figurës publike nuk është renditur në lista best seller sipas të dhënave që kompania publikuese ka ofruar për CNN.

“Becoming” u publikua më 13 Nëntor, dhe u rendit në vendin e parë të premten përpara botimit dhe qëndroi në atë vend për më shumë se 9-të jave. Sipas Amazon, libri i ish-zonjës së parë ishte Nr. 1, më e shitura në Amazon në të gjitha formatet për 47 ditë rresht,” rekord i vendosur nga “Fifty Shades” dhe i thyer nga “Becoming”.

SHKARKO APP