Berat, Festivali Multikulturor në edicionin e IV, muzikë, trashëgimi dhe arte pamore

Berati, qyteti i një mbi një dritareve, këtë verë na jep një arsye më shumë për ta vizituar. Është “Festivali MultiKulturor Berat”, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të IV-t. Artet pamore, sesionet e trashëgimisë kulturore dhe skena e ngritur në pedonalen e qytetit që do të presë shumë performanca muzikore nga artistë vendas, të trevave e të rajonit dhe do t’i japin gjallëri Beratit në datat 20, 21 dhe 22 korrik.

Ky festival nuk përmban vetëm muzikë të stileve të ndryshme, por dhe artin pamor e trashëgiminë kulturore, ku nuk do të mungojë dhe panairi i librit dhe produktet e artizanatit.

Festivali sipas organizatorëve merr rëndësi, sepse zhvillohet dhe në një kohë kur këtë qytet e vizitojnë turistë të huaj. Turizmi kulturor ka një rëndësi madhore në zhvillimin ekonomik të Beratit. Ndërkohë që numri i turistëve vjen në rritje nga viti në vit edhe numri i hoteleve dhe kapaciteti i tyre vjen po ashtu në rritje. Tradita artizanale, artistike e kulturore si trashëgimtare e denjë e një numri të stërmadh monumentesh, që tipizohen nga larmishmëria. Prani objektesh, të cilat i përkasin kulturave shumë të ndryshme që kanë ndikuar në historinë e qytetit, nga lashtësia, tek Mesjeta Bizantine. Siç raporton atsh, festivali organizohet nga organizata “Njerëz dhe Ide”, “Artplus”, Bashkia Berat, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

SHKARKO APP