Berat, muzika e vjetër mbush me tinguj muzeun Onufri
Muzika napoletane e viteve ‘600-‘700 ka mbushur me tinguj muzeun Kombëtar Onufri në qytetin muze të Beratit. Edicioni i katërt i muzikës së vjetër, Vox Baroque është aktiviteti i vetëm i këtij lloji në Shqipëri që i kushtohet kretësisht repertorit barok. Koncerti është organizuar këtë vit në mjediset e jashtme të muzeut Onufri, ku pamja spektakolare është bashkuar me muzikën e përzgjedhur
Jusuf Beshiri, ideatori i festivalt thotë se koncerti promovon edhe vlerat e trashëgimisë kulturore.
Beshiri: Këtë herë kemi eksperimentuar dhe kemi tentuar ta bëjmë në hapësirë.
Xhiorxhi Mateoli, instrumentist i grupit napoletan shprehet se zgjedhja e kalasë së Beratit është e përkryer, pasi vetë qyteti është një vlerë më vetë artistike.
Mateoli: Përpara disa vitesh kam luajtur muzikë brenda kishës dhe ishte e shkëlqyer. Kalaja është një vend i magjishëm dhe jemi shumë të kënaqur që jemi këtu në këtë skenë. Ndjehemi si në shtëpi.
Rrugëtimi muzikor dhe turistik ofrohet në Berat, pas Gjirokastrës, Korcës e Vlorës.
/Ora News.tv/