Berlusconi i drejtohet gazetares: Mos e shtrëngo dorën aq fort, do mbetesh beqare
Silvio Berlusconi, ish kryeministri italian bëri disa batuta me gazetaren e rrjetit mediatik BBC që u bënë virale.
Shtrëngimin e saj të dorës e cilësoi të fortë duke i thënë që të jetë më e butë, në të kundërt askush nuk do martohej me të.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi pasi gazetarja Sofia Bettiza po e falenderonte për intervistën që sapo kishin përfunduar.
Video u publikua në rrjete sociale ku Berlusconi i jepte këshilla për të qenë më e kujdesshme në mënyrë që të kishte një partner të mirë.
Biseda:
Gazetarja: Faleminderit, mirupafshim.
Berlusconi: Mos e shtrëngoni dorën kështu, është shumë e fortë.
Gazetarja: A ishte shumë e fortë?
Berlusconi: Përndryshe burrat do të mendojnë se do të më rrahësh, kështu nuk do të martohen me ju. A jeni e martuar? E shihni? Bëj kujdes.
Gazetarja: Por unë mendova se ishte një gjë e mirë që të kesh një shtrëngim duarsh të fortë?