“Besa Security”, kompania lider e sigurisë në rajon
Për herë të parë Tirana u kthye në qendrën e prezantimit të teknologjisë më të re në fushën e sigurisë. Në datat 6 dhe 7 shkurt, në ambientet e “City Park” u organizua panairi “Safety & Security Expo 2020”. Aktiviteti solli në Tiranë emrat me të njohur rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e sigurisë. Kompani vendase dhe të huaja kanë prezantuar gjithë gamën e produkteve të reja që ofrojnë në fushën e sigurisë së bizneseve, publike dhe ato personale. Interes për tregun shqiptar kanë treguar kompani nga Italia, Polonia, Kina, Portugalia dhe Kosova.
Pjesë e këtij panairi të rëndësishëm ishte dhe kompania e njohur dhe më e madhja në rajon, “Besa Security”. Me një përvojë dhjetëravjeçare në fushën e sigurisë, “Besa Security” u rendit krah kompanive më të njohura ndërkombëtare duke prezantuar produktet e reja dhe sistemet më moderne të mbrojtjes, bizneseve, pronës dhe qytetarëve. Panairet nuk janë vetëm një prezantim produkti, por edhe tregues i nivelit të zhvillimit së kompanive dhe kapaciteteve të tyre. Nga kjo pikëpamje, “Besa Security” me drejtor të Përgjithshëm, Granit Hasani u rendit në nivele edhe më të mira se shumë kompani të tjera ndërkombëtare, që morën pjesë në panair. Në një prononcim për “Koha Jonë”, Granit Hasani thotë se përvojën që kjo kompani ka në Kosovë në menaxhimin e sektorit të sigurisë e ka zgjeruar edhe në Shqipëri, duke sjellë produktet dhe eksperiencën e saj më të mirë.
Por çfarë e bën të veçantë kompaninë “Besa Security”?
Që prej vitit 2003, “Besa Security” ofron një gamë të gjerë të produkteve të sigurisë ku më kryesoret renditen: mbikëqyrja elektronike, sistemet e alarmit dhe ndërhyrja me patrullë, shërbimi themelor me roje, transporti i parave, sistemi më modern i mbikëqyrjes me kamera, shërbime të mbrojtës fizike personale, servis sigurie për bankomatet (ATM), montimi dhe monitorimi i pajisjeve kontrolluese dhe shumë funksione të tjera.
Teknologjia dhe burimet njerëzore janë dy armët më të forta të kompanisë. Të gjitha pajisjet e shërbimit të kompanisë janë të sistemeve më moderne dhe përditësohen në bazë të zhvillimeve të fundit teknologjike, duke e kthyer këtë kompani në lider përsa i përket kapaciteteve teknike. Ndërkohë një element po kaq i rëndësishëm janë dhe burimet njerëzore. Kompania ka një numër mjaft të madh punonjësish, në krahasim me kompanitë e tjera, gjë që garanton mbulimin e gjithë klientëve dhe bizneseve në kohë rekord. Stafi i Besa Security trajnohet rregullisht sipas standardeve ndërkombëtare dhe është në gjendje të përballojë çdo kërkesë të klientëve. Të gjithë punëtorët në banka, biznese etj., janë të trajnuar të certifikuar dhe me uniformën përkatëse.
Përse duhet zgjedhur “Besa Security”?
Në Tiranë dhe Kosovë ka dhe kompani të tjera që operojnë në fushën e sigurisë, por “Besa Security” arrin të bëjë diferencën në shumë drejtime me kompanitë që operojnë në të njëjtin sektor. Besa Security u përgjigjet kërkesave të klientëve me strategji të dedikuar për çdo rast. Kompania ka marrë të gjitha certifikatat e sigurisë dhe shërbimit që ofrohen nga institucionet ndërkombëtare për këtë sektor. Që nga viti 2011 ajo posedon certifikatën ISO 9001, e cila garanton standard të lartë të kontrollit të cilësisë. Në vitin 2019 ka marrë certifikatën ISO 45001, e cila garanton standard të lartë mbi sistemin e menaxhimit të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë. Përveç këtyre, kompania plotëson standardin ndërkombëtar sigurinë e informacionit.
Një arsye më shumë se përse duhet zgjedhur është se në panairin ku morën pjesë kompani ndërkombëtare që veprojnë në gjithë botën, Besa Security renditej e barabartë dhe shpesh herë disa hapa më para tyre në teknologji dhe ofrimin e shërbimeve.
Koha Jonë
Pse Besa Security?
Është kompania e parë në Kosovë që ka filluar ofrimin e shërbimit të monitorimit me alarm të thyerjes dhe intervenim me patrulla 24/7.
Zotëron 55% te tregut me sistem të alarmit, në mesin e shumë kompanive të sigurimit që ka Kosova.
Ka sistem të menaxhimit konform standardeve ndërkombëtare dhe ka stafin më të kualifikuar për siguri në Kosovë.
Është e vetmja kompani në rajon që ka zhvilluar aplikacionin e saj mobil për sisteme të sigurisë nga i cili mund ta kontrolloni shtëpinë/biznesin tuaj kudo që jeni.
E vetmja kompani në Kosovë që ka dijeni në ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura në mes vete, përmes pajisjeve të teknologjisë së fundit.
Cilësohet si kompania më e madhe e sigurisë në rajon.
Për më shumë detaje mbi shërbimet e “Besa Security” mund të lexoni në këtë adresë: besasecurity.com