Besim tek abuzuesi

Nga Erion Muraraj –

Në fillim shekullin e 20-të Europa dhe e gjithë bota kërkonte shpresë dhe prosperitet.
Divorci me të shkuarën, që nuk jepte më deshirën për të ecur përpara ishte i pashmangshëm.
Njerzit gjetën ngushëllim tek individë, të cilët i dolën përpara në mënyrë të beftë me teori utopike që dukeshin si një përrallë, që duhej thjeshtë ta përqafonin për ta jetuar. Dëshira, pasioni dhe ëndrrat e krijuara nga këta individ i shtyu të besonin. Fatale! Ishte ajo që pasoi ata që ngjallën shpresën. Në fakt, ata ishin abuzues.

Besimi u kthye në një sëmundje që çoi mijra e miliona njerëz në fatalitet. Dhjetra shtete në shkatarrim. Miliona viktima dhe ca më shumë të gjymtuar nga besimi qe i’u dha abuzuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot modele të reja dhe avaz i vjetër i kanosen sërisht shoqërive tona. Njerëz në çdo fushë të jetës që reklamojnë utopizma dhe harrojnë se memoria historike e njerzimit ka shumë faktorë ndihmues sot. Ndërgjegjia qytetare reagon e njejtë në mbarë globin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përrallat që shesin si deklarata dashurie për njerzit nuk pinë me ujë. Në fakt lista e dëshirave është një përrallë që dhe fëmijët e këtij mijvjeçari nuk e besojnë më. Të gjithë sot nuk mund të besojnë më tek abuzuesi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?