Besojeni ose jo, ky është diskutimi më i madh në botë sot (VIDEO)

Disa thonë se është vështirë që të shpjegosh një histeri masive.

As psikologët më të mirë nuk dinë si ta përcaktojnë atë që po ndodh në internet për momentin.

Një djalosh në shkollë të mesmë në SHBA postoi në Reddit një klip duke sfiduar komentuesit që të thonë se si e dëgjojnë fjalën: Laurel apo Yanny.

Fjala është Laurel, por shumë njerëz thonë se e dëgjojnë si Yanny.

Kaq shumë është duke u folur për këtë çështje online, sa edhe Shtëpia e Bardhë në SHBA ka postuar një video.

Stafi i Donald Trump komenton klipin. Ivanka Trump është e para që e nis, duke thënë: “Është qartësisht Laurel”.

Kurse presidenti thotë: “Unë thjesht dëgjoj covfefe”, në referencë të një fjale të çuditshme që shkroi në një mesazh në Twitter, këtu e një vit më parë në orën tre të mëngjesit.

Por përse dëgjojmë fjalë të ndryshme?

Ekspertët honë se nëse dëgjon Yanny, informacioni akustik na vjen në frekuencë të lartë.

Nëse dëgjon Laurel, informacioni akustik na vjen në frekuencë të ulët.

Shpjegimi është se teksa bëhemi të vjetër, fillojmë të humbasim dëgjimin në frekuenca të larta.

Do you hear "Yanny" or "Laurel"?
Trump on laurel-yanny debate: 'I hear covfefe'

SHKARKO APP