Besojeni ose jo, një 37-vjeçare sjell në jetë 10 fëmijë

Një grua në Afrikën e Jugut mund të konsiderohet fare mirë si një nënë rekordmene pasi solli në jetë 10 fëmijë. 37-vjeçarja Gosiame Thamara Sithole thyen në këtë mënyrë rekordin që mbante Halima Cisse nga Mali, e cila majin e kaluar solli në jetë 9 fëmijë.

Gruaja befasoi edhe mjekët pasi lindi 2 fëmijë më shumë, pasi ata me anë të kontrolleve i kishin thënë se priste 8. Lindja ndodhi në një spital të Pretoria dhe lajmi mori dhenë.

Sithole iu nënshtrua një operacioni cezarian dhe tashmë duhet të kujdeset për 7 meshkuj dhe 3 femra. ”Kur mjekët më dhanë lajmin unë kisha frikë dhe fillova të lutem që të gjithë foshnjat që kisha në barkun tim të mbijetonin”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?