“Billboard Music Awards”, triumfon Ed Sheeran dhe Kendrick Lamar

Ed Sheeran dhe Kendrick Lamar, me 6 çmime secili ishin fituesit e edicionit të 2018 të Billboard Music Awards, që u zhvillua në Las Vegas. Në mbrëmjen e çmimeve, të dhënë në bazë të shitjeve dhe renditjeve të përpiluara nga revista prestigjioze amerikane (dhe jo nga një juri) , momenti më i veçantë ishte interpretimi i Janet Jackson (nuk këndonte në një program televiziv që prej 9 vjetësh), e vlerësuar me Icon Award, një lloj çmimi karriere. Cerimonia u zhvillua në MGM Grand Garden Arena dhe u drejtua nga këngëtarja Kelly Clarkson, që së pari donte të kujtonte personat e vdekur dhe të plagosur në shkollën Santa Fe, në Texas. Mes atyre që kanë kryesuar në shitjet (fizike dhe dixhitale) por edhe në transmetime dhe të ardhurat nga turet, u vlerësuan me çmim Ed Sheeran për pop-in dhe Kendrick Lamar për rap-in, Bruno Mars për l’R&B, Chainsmokers për elektronikën, Imagine Dragons dhe U2 për rrokun dhe për këngën latine, Despacito” di Luis Fonsi & Daddy Yankee ft. Justin Bieber. Në skenë interpretuan përveç Janet Jackson, John Legend, Christina Aguilera, Demi Lovato, Ed Sheeran, Ariana Grande, Jennifer Lopez, Dua Lipa, Salt-N-Pepa e i BTS, grupi i parë korean i ftuar në ceremoni.

SHKARKO APP