Biseda pas 11 vitesh/ “Shpirt si të ka mami ty”, nëna nuk i mban më lotët pas përgjigjes së të birit
Një 17-vjeçar nga qyteti i Librazhdit u largua nga banesa e tij për shkak të dhunës së ushtruar nga babai. Ka qenë denoncimi i nënës së tij, e cila ka njoftuar stafin e emisionit se djali i saj është larguar në drejtim të paditur nga banesa e të atit. 17-vjeçari vjen nga një familje me dy prindër të divorcuar.
Pas denoncimit të nënës, ka qenë i menjëhershëm reagimi dhe bashkëpunimi i stafit të emisionit për lokalizimin e 17-vjeçarit.
Nëna rrëfen me lot në sy se jeta e saj ka qenë larg fëmijëve, pasi pas divorcit e ka pasur të ndalur komunikimin me fëmijët. Ajo shprehet se ish-bashkëshorti ka ushtruar dhunë të herëpasherëshme ndaj saj. Prej 11 vitesh 33-vjeçarja, nëna e katër fëmijëve nuk i ka parë kurrë fëmijët me sy dhe nuk ka komunikuar me ta. Por emisioni “Me Zemër të Hapur” në News 24 me autore Evis Ahmetin ka mundur ta sjellë djalin në studio dhe ai të komunikojë pas 11 vitesh me nënën e tij.
Nëna: Zemër ku të ka mami shpirt…
Djali: Po..
Evis Ahmeti: Ku ke qëndruar këto ditë?
Djali: Në një lagje të Prrenjasit
Evis Ahmeti: Njihje njerëz të tjerë?
Djali: Jo
Cfarë ke ngrënë këto tre ditë?
Djali: Asgjë
Evis Ahmeti: Mami të ka thënë shko në polici?
Djali: Kisha frikë mos më rrihte babi…
Evis Ahmeti: Cfarë ndodhi mes jush?
Djali: Isha në shtëpi, ai erdhi nga puna dhe më bërtiti pse nuk e hapni telefonin…unë nuk kisha bateri ai filloi të më rrihte dhe tha mos u kthe më shko në jetimore…
Evis Ahmeti: E dinte ai që ti ke folur me mamin?
Djali: Jo
Evis Ahmeti: Të rreh?
Djali: Po më rreh mua më shumë, por edhe vëllezërit
Pse kjo marrëdhënie e tensionuar me të? Sa herë flije jashtë?
Djali: Shumë herë
Evis Ahmeti: Pse?
Djali: Më ka rrahur keq, ai të rreh edhe kur nuk përgjigjesh…Kam frikë se më vret fare tani që e merr vesh që kam fol me mamin
Evis Ahmeti: Të ka munguar mami në këto 11 vite?
Djali: Po shumë
Evis Ahmeti: Cfarë të kanë treguar për të?
Djali: Babi thoshte që është në Gramsh
Evis Ahmeti: Ti e ke vërtetuar që ajo nuk është atje?
Djali: Po
Evis Ahmeti: Po kur të erdhi mesazhi i saj çfarë mendove?
Djali: U lumturova
Nëna qan në studio…dëgjohet zëri i saj mes lotëve( bir, biri im)
Biseda nënë e bir
Nëna: Shpirt si të ka mami ty?
Djali: Mirë..
Nëna: Si ke kaluar?
Djali: Jo mirë…
Nëna mes lotësh nuk mundet të flasë ..