Borë në mes të vjeshtës, zbardhen majat e maleve në Kukës dhe Prizren

Edhe pse jemi në Vjeshtë, në Malet e Kukësit janë regjistruan reshjet e para të dëborës, duke dhënë sinjalin se dimri në verilindje mund të vijë shpejt. Reshjet e shiut të tre ditëve të fundit ndërkohë kanë përmirësuar situatën hidrike në kaskadën e Drinit.

Bora e parë zbardhi majat e Gjallicës dhe Koritnikut në Kukës.

Reshjet e para u regjistruan edhe në Malet e Sharrit në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarisht jemi në Shtator, por dimri dha shenja se do të trokasë shpejt në verilindje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse të pakta, reshjet e dëborës u regjistruan pas mesnate, kur temperaturat shënuan rënie të ndjeshme pas ndërprerjes së reshjeve të shiut.

Stuhia nga ana tjetër veç problematikave në infrastrukturë dha ndikim pozitiv në përmirësimin e situatës në kaskadën e Drinit.

Prurjet e lumenjve që furnizojnë Liqenin e Fierzës arritën në 240 metër kub ujë në sekondë.

Kuota e liqenit ka arritur në 272,8 metra mbi nivelin e detit e me tendence rritjeje në orët e ditët ne vijim.

Reshjet e tre ditëve ishin të parat pas në një vere të pazakontë me thatësirë të tejzgjatur e cila karakterizoi edhe pjesën e parë të Shtatorit.

Sipas parashikimit të meteorologëve, reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtër do të vijojnë edhe përgjatë të dielës në disa zona të vendit.

Ora News - Fenomeni i rallë, malet e Kukësit dhe Sharrit zbardhen nga dëbora

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?