Bosnja, me muze për fëmijët që u rritën gjatë Luftës së përgjakshme

Një muze në Bosnjë do të dokumentojë eksperiencat e fëmijëve gjatë Luftës së vitit 1990.

Muzeu po ju kerkon qytetarëve të kontribuojnë me materialet, rrobat dhe tregimet e tyre nga koha e Luftës së përgjakshme.

Muzeu i Fëmijërisë së Luftës do të hapet në Sarajevë këtë vit dhe do të shfaqë fakte nga njerëzit që u rritën në vitet 1992-1995. Një paketim i ndihmave humanitare që ka mbijetuar që dy dekada është në mesin e materialeve të para që do të jenë pjesë e Muzeut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një postim në Facebook nga ky Muze, thuhet se këto objekte fillimisht mund të paraqesin dicka shumë relevante, por ato paraqesin kënaqësinë, përjetimet, pasionet dhe pikëllimin kur rritesh në këtë kohë të vështirë për boshnjakët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muzeu ende nuk ka ndërtesë, por po udhëton nëpër qytete të ndryshme të Bosnjës.

Mela Softic i ka thënë Muzeut një parë këpucë baleti të saj.

“Ne ishim shumë të rinj të dinim diçka për politikën e asaj kohe. Tash mund ta ndajmë përjetimin tonë në një formë apo tjetrën” tregon ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?