Brigitte Nielsen bëhet nënë në moshën 54-vjeçare, lind Frida

“Jemi entuziastë t’i japim mirëseardhjen vajzës sonë të bukur në jetën tonë”.

Brigitte Nielsen dhe Mattia Dessì lajmërojnë në revistën “People” se janë bërë prindër.

Pas fotos me barkun e fryrë në Instagram, në të cilën aktorja 54 vjeçare lajmëronte për shtatzaninë e saj, tani është bërë nënë.

Frida erdhi në jetë në një klinikë në Los Angeles, është mirë dhe peshon 2 kile e gjysëm.

Për ish partneren e Sylvester Stallone, e cila ka tashmë katër fëmijë djem nga tre marrëdhënie të ndryshme, realizoet kështu dëshira për të patur fëmijën e parë me bashkëshortin aktual, 15 vjet më të ri se ajo.

“Ishte një rrugë e gjatë, por ia vlejti. Nuk kemi qenë kurrë më të dashuruar se tani”, mësohet të ketë thënë Brigitte.

SHKARKO APP