FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bujë e madhe/ Flet vajza që protestoi nudo në sheshin “Skënderbej”: Kujt t’i protestoj? Kujt t’i kërkojë të…

Në sheshin “Skënderbej” u mbajt protesta kundër abuzimeve seksuale, e cila erdhi si rrjedhojë e ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku pesë persona përdhunuan në grup një 15-vjeçare.

Pjesëmarrja në shesh ishte nga të rinj, të reja, por edhe familjarë që mbushën sheshin me pankarta që kishin vërtet mesazhe domethënëse. Mirëpo, nga e gjithë protesta, vëmendjen e tërhoqi një vajzë e cila u zhvesh tërësisht dhe ngrit lart një pankartë. Vajza ishte larg turmës së protestuesve, dhe në pankartën e saj flitej për edukimin e fëmijëve, gjë që ndikon edhe në uljen e numrit të përdhunimeve.

Vajza e cila mori gjithë këtë vëmendje mediatike ka reaguar në rrjetin e saj social “Instagram”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes një videoje të gjatë ajo shprehet se nuk ka bërë asnjë turp. Ajo ka theksuar se nuk ishte pjesë e protestës, por thjesht donte të jepte një mesazh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me nuditetin vjaza shprehet se nëse zhvishesh nuk është turp, dhe ky ka qenë mesazhi që ajo ka kërkuar të japë me veprimin që ka bërë.

“Unë nuk isha në protestë. Unë isha te Sheshi Skënderbej në të njëjtin orar, po unë nuk protestoj. Kujt t’i protestoj? Kujt t’i kërkojë të drejtat e mia, sidomos ishte një moment që filloi të ndikonte te unë, ku filluan njerëzit të thoshin ‘liri, demokraci’. Ça thua? Po i kërkon shtetit llogari, pse ne nuk kemi qëne të aftë të edukojmë fëmijët tanë. Sot jemi të gjithë përgjegjës për çdo përdhunim që ndodh, për çdo ngacmim që ndodh. Ne nuk i kemi edukuar fëmijët tanë. Boll u përpoqëm të gjejmë fajtorin aty ku nuk është. Ne e kemi fajin për gabimet e meshkujve, e fëmijëve tanë. Ne e kemi fajin”, thotë ndër të tjera vajza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?