Cara Delevingne në krah të Orlando Bloom në serinë “Carnival Row”

Cara Deleving ne, pas roleve kinematografike në “Suicide Squad” dhe në “Valerian” do të shihet në televizion, protagoniste për herë të parë në një seri televizive. Do ta shikojmë në “Carnival Row”, një dramë fantazi, në shoqërinë e Orlando Bloom. Filmi tregon për të ardhmen ku krijesat mitologjike jetojnë mes njerëzve normalë, pas kanë ikur nga bota e tyre e shkatërruar nga lufta. Ndërsa tensioni rritet mes qytetarëve e popullsisë së imigrantëve, inspektori i policisë Rycroft Philostrate do të tentojë të zgjidhë çëshjten e vrasjes së një vajze të shfaqejeve. Delevingne do të interpretojë Vignette Stonemoss, një refugjate që do të haset me paragjykimin e njerëzve, ndërsa shumë sekrete të kaluarës së saj vazhdojnë ta përndjekin. Seria e disponueshme në 2019, do të përbëhet nga tetë episode nga një orë secila dhe do të shkruhet nga Rene Echevarria.

SHKARKO APP