Ç’do të ndodhë këtë të mërkurë? Horoskopi ka përgjigjen

DASHI

Kjo ditë do jetë pa shumë pretendime për ju. Dëshira për të qenë protagonist nuk do mungojë. Do të keni energji, argumente dhe mundësi për të qenë bindës. Në çift do keni shumë harmoni. Nëse jeni single, nuk përjashtohet një tërheqje fatale. Sensualiteti në rritje do ju gëzojë, por mund të mos përfundojë mirë. Në punë, duhet të lini mënjanë supozimet. Bazohuni në prova konkrete. Bëni vetëm aq sa ju kërkohet.

DEMI

Kjo do jetë një ditë e shkëlqyer për ju, për të mos thënë përrallore. Në dashuri do kaloni super, sidomos gjatë pjesës së dytë të ditës. Partneri do ju vlerësojë dhe bashkë do kaloni momente magjike. Për ju që jeni single, gjithçka do shkojë vaj, sidomos në raport me atë që ju pëlqen. Në punë do tregoni cilësitë tuaja. Nëse keni biznes privat, do keni përfitime të mëdha të ardhurash.

BINJAKËT

Dita paraqitet shumë e mirë dhe do ju dhurojë risi interesante dhe surpriza në shumë sektorë. Gjithçka do shkojë ashtu siç e kishit parashikuar dhe do arrini të organizoni diçka spektakolare. Në dashuri do kaloni ditë të shkëlqyer dhe plot pasion. Nëse jeni single, yjet këshillojnë t’i besoni fatit të mirë sy mbyllur. Shumë prej jush do kenë raste të servirura në pjata argjendi. Në punë, një propozim i ri mund të jetë shumë interesant: vlerësojeni sepse mund të jetë i duhuri.

GAFORRJA

Sot do jeni më të sinqertë se ç’duhet dhe do bëni shumë mirë. Tregoni vlerat tuaja! Në dashuri ka shumë mosbesim. Nëse jeni të lidhur me një partner të Dashit apo Bricjapit, do bënit mirë të mos e provokonit, përndryshe do nisnin debate të lodhshme e të pafundme. Nëse jeni single, falë inteligjencës që keni, do hidhni bazat për një lidhje të re. Mund të keni edhe një rikthim me ish-in, pasi dikush ende ndjen diçka për ju. Në punë, dikush mund të ketë ndër duar një çështje mjaft impenjative, aq sa mund të ndryshojë planet. Mos e jepni veten!

LUANI

Do merrni vendime të rëndësishme që do ju ndihmojnë të ecni në aspektin profesional, pa lënë mënjanë jetën familjare. Në dashuri do jetë një e mërkurë fantastike për shumë prej jush, duke nisur që në mëngjes. Marrëdhëniet në çift do jenë të shkëlqyera dhe nëse lidhja është e re, do forconi raportin. Nëse jeni single, mund të keni njohje të reja. Mund të nisni një lidhje që do rezultojë e suksesshme. Në punë nuk do keni shumë kohë për t’u relaksuar, kaloni në fakte dhe organizoni ditën deri në detajet më të vogla.

VIRGJËRESHA

Kjo e mërkurë nuk do nisë shumë mirë. Por, edhe pse nuk është një periudhë e mirë, mund t’ju vijnë mundësi që nuk i kishit menduar.Në dashuri këshillohet të qëndroni larg telasheve dhe evitoni debatet me partnerin. Duke parë periudhën jo pozitive, përpiquni të jeni më të dashur me njeriun e zemrës. Nëse jeni single, do keni ndjesinë se personi që ju pëlqeni nuk është në të njëjtat ujëra me ju. E në fakt e keni gabim, pasi mund t’ju ketë vënë re shumë kohë më parë. Bëni kurajo! Në punë mund të keni probleme lidhur me një projekt të rëndësishëm. Ndaj, do jetë e nevojshme të ruani një sjellje më të qendrueshme.

PESHORJA

Vazhdojnë problemet për të lindurit nën shenjën e Peshores dhe kjo e mërkurë nuk premton shumë. Në dashuri do ndiheni fare pak më të lehtësuar. Këshilla, është të kaloni një ditë pa bërë asgjë: lëreni veten  me mendjen të stakuar ndaj çdo problemmi. Pak qetësi është e nevojshme për të ristabilizuar marrëdhënien me partnerin. Nëse jeni single duhe të dini se zemra ka arsyet e saj të cilat ndonjëherë nuk është e lehtë të kuptohen. Nëse mundni, kontaktoni me ndonjë mik apo mikeshë të ngushtë dhe dilni bashkë. Në punë, për shumë prej jush duhet të merren iniciativa të cilat mund të jenë pak të guximshme.

AKREPI

Kjo është një ditë e shkëlqyer për ju. Dashuria është sektori që shkëlqen në veçanti, me mbështetje të veçantë ndaj atyre që po hasin pengesa. Bëjani të ditur njeriut të zemrës se është i rëndësishëm për ju. Tregoni gjithçka ndjeni për të dhe përpiquni të organizoni diçka romantike. Nëse jeni single, yjet janë dashamirëse ndaj jush. Gjallëria dhe dëshira për jetë nuk do mungojnë dhe do mund t’i ndani me miqtë e zemrës. Në punë, do dini të jepni këshillat e duhura dhe për këtë do bini në sy. Sot dhe nesër do jeni të paaritshëm dhe nuk do dini të frenoni.

SHIGJETARI

Një ditë që mund të vlerësohet me plot gojën si negative. Megjithatë, mjafton të mbeteni mënjanë për pak kohë, duke evituar kështu situate dhe njerëz të rrezikshëm. Në dashuri yjet nuk ju ndihmojnë për t’u sqaruar me partnerin. Nëse jeni single, marrëdhëniet ndërpersonale nuk janë shumë të kënaqshme. Qetësohuni, në mbrëmje mund të ketë risi, mbase edhe njohje të reja. Kujdesuni për pamjen për t’u dukur sa më joshës! Në punë, dita do jetë gjithaq negative, sidomos në orët e para të saj. Gjithçka duhet të bëni është vetëm të duroni.

BRICJAPI

Kjo do jetë një ditë reflektimi për ju. Nuk do jetë dita që shpresonit të ishte. Në dashuri do tregoheni të gatshëm për të patur një dialog konstruktiv me partnerin, por disa situate do ju çojnë në drejtimin e kundërt, ndaj përballja me atë që dashuroni do jetë e vështirë. Nëse jeni single, tregohuni të shkathët. Do ishte e udhës të qëndroni me këmbë në tokë, të ulnit ritmin e përditshmërisë dhe të merrnit drejtimin e duhur. Dashuria mund të trokasë atëherë kur nuk e prisnit, por ju nuk do jeni me siguri gati. Në punë do bënit mirë të frenonit në vend që të ngadalësonit ritmin. Lejojini vetes pak pushim.

UJORI

Kjo ditë do të nisë dhe do përfundojë shumë pozitive. Ana profesionale do jetë në plan të parë. Në dashuri është momenti për të qenë më bujar kundrejt partnerit tuaj, në të gjitha kuptimet. Nëse veproni kështu, do shpërbleheni me të njëjtën monedhë. Nëse jeni single, nuk do ju ndalojë asgjë të shijoni një situatë paksa pikante. Organizoni një dalje me miqtë dhe sigurohuni që sonte nuk do flini vetëm. Në punë do keni shumë mundësi për të përmirësuar financat.

PESHQIT

Kjo e mërkurë do nisë shkëlqyeshëm dhe do përfundojë shumë më mirë se kaq. Le të themi se do jeni ju protagonistët sot. Do ndiheni në formë të shkëlqyer, bashkëpunues dhe kuriozë. Përsa i përket dashurisë, kjo do jetë një ditë e paharrueshme. Romanticizmi do jetë në maja dhe do jeni më në fund gati për t’ju dedikuar partnerit. Do rindërtoni marrëdhëniet e mira nëse keni patur pak vështirësi kohët e fundit. Nëse jeni single, një takim emocionues mund të rizgjojë tek ju ëndrrat e dashurisë pasionale. Në punë, gjërat do marrin për mirë. Do keni siguri dhe kurajo për të bërë atë që dëshironi prej kohësh. Me dashuri dhe impenjim nuk do të keni vështirësi.

/Ora News

 

SHKARKO APP