Çeliku: Kirurgjia kishte 90 vite që nuk kishte parë investime

Kirurgjia e përgjithshme kishte 90 vjet që nuk kishte parë asnjë investim si ai i bërë kohët e fundit. Doktoresha Silvana Çeliku, shefe e repartit të Gjinekologjisë Onkologjike në reagim ndaj një deklarate nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për kushtet në spitalin e Kirurgjisë, thotë se “Të gjitha gazetat kishin prononcimin e kryetarit të opozitës për sallat e kirurgjisë dhe për pacientët që vdesin ndërkohë që hipin në ashensor. Bëni mirë ju që jeni rrotull kryetarit të informoheni vetë më mirë e mos i vini kryetarit në gojë fjalë që e nxjerrin atë më falni për shprehjen, komplet injorant. Unë nuk jam as e majtë e as e djathtë, jam thjesht profesioniste e në punën time dua të kem dinjitet, kushte të mira pune e një pagë të mirë. Kirurgjia e përgjithshme kishte 90 vjet që nuk kishte parë asnjë investim si ai i bërë kohët e fundit. Kush e mohon ose është qorr ose është ziliqar e nihilist”.

SHKARKO APP