Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Censuruesja” e re e filmave Corona. A do të shohim më puthje në ekran?

Magazinë E diel, 31 Maj 2020 20:01
“Censuruesja” e re e filmave Corona. A do të shohim më puthje në ekran?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Si do dukej filmi „I ikur me erën”, nëse Clark Gable dhe Vivien Leigh në rolet e Rhett Butler dhe Scarlett O’Hara nuk do afroheshin dot. A do të bëhej dot një film klasik i historisë së kinemasë? Prej javësh bota e filmit në Gjermani diskuton për shkak të masave të pandemisë, se si të vazhdohet me xhirimin e filmave të ndërprerë. Xhirimet e filmave nuk u ndaluan me rregull në kohën e Lockdown, por praktikisht ato u bënë të pamundshme për shkak të rrezikut të infektimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ka dallime mes një prodhimi në studio, ku distancat mbahen më lehtë dhe mund të bëhen ndryshime, dhe një prodhimi të madh me xhirime jashtë”, thotë producenti i filmit Nico Hofmann, drejtues i UFA-s. “Aktualisht ne po verifikojmë çdo prodhim filmi dhe po përcaktojmë rregullore individuale”.

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 1 ore
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 16 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 18 orësh

Richard Gere e Kim Basinger

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pa afrimitet nuk bën

Aktrimi është trupor, shpesh me kontakt trupor, kjo nuk vlen vetëm për skena puthjeje apo në shtrat, por edhe inskenimi i një grindjeje, një trazire ku ka përleshje. „Do ishte për të ardhur keq, nëse në të ardhmen do të kishte më pak skena erotike. Por edhe në skena të tjera vlen: Ne paraqesim afrimitetin njerëzor. Pa të nuk bëhet”, thotë Sebastian Andrae, autor skenarësh dhe drejtues i Shoqatës së Skenaristëve.

Tani po kërkohen koncepte sigurie, si ato që paraqiti Bundesliga dhe që u miratuan. „Kemi mësuar shumë nga futbolli, situata është e krahasueshme me xhirimet. Ka ekipe para dhe pas kameras, për të cilët ka rregulla të ndryshme”, thotë producenti Hofmann. Nëse distanca në një skenë nuk mund të mbahet më shumë se një minutë, atëherë aktorët duhet të kalojnë në karantinë. „Për të gjitha rolet e tjera vlen, testim i rregullt i aktorëve.”

Producenti Nico Hofmann

Në degën e filmit rregulla të tilla shihen si pa alternativë, nëse duhet të vazhdohet me produksionet e filmave. Një infektim në ekipin e xhirimit do të thotë në shumë raste fund për xhirimin. Por këto masa kanë koston e tyre. „Ne duhet të flasim edhe për kompensimin financiar dhe statusin e sigurimit shoqëror të aktorëve, që gjatë një xhirimi duhet të futen në karantinë, nuk shohin dot familjet e tyre dhe nuk kanë më role”, thotë aktori Hans-Werner Meyer, drejtues i BFFS, Shoqata Federale Gjermane e Aktrimit.

Por edhe rritja e masave në xhirim shton shpenzimet, thotë Nico Hofmann: “Matja e temperaturës, protokollimi i kontakteve, masat e higjienës. Koha e punës rritet kështu me 20%, e me këtë edhe kostoja e xhirimeve.”

Një projekt shtyn tjetrin

Situata e vështirë prek të gjitha palët në një filmim, jo vetëm aktorët. Nga teknika, casting deri të ofrimi i ushqimit. “Shumë kolegë ngushëllohen me shtyrjen e projekteve në kohë”, thotë Meyer. Shpesh ka vetëm ujdi pa detyrime, po jo kontrata, një mënyrë e njohur veprimi në degën e filmit. Por një kontratë të detyron për pagesa, një ujdi e thjeshtë jo. “Kush e mban të rezervuar një kohë të caktuar për punën, dhe nuk ka xhirime, ai nuk ka as të ardhura për këtë kohë, dhe duhet ose të kompensohet plotësisht ose të marrë fonde ndihme të krizës.”

Greta Garbo

Por çfarë ndodh, nëse një aktor sëmuret në xhirim apo bën pjesë në grupet e rrezikuara? Asnjë siguriacion nuk i mbulon ndalimet e xhirimeve për shkak të Coronës. Prandaj para tre javësh më shumë se 100 prodhues filmash në Gjermani i drejtuan një letër ministrit të Ekonomisë, Peter Altmeier për një fond kompensimi në rast ndërprerjeje të punës së xhirimeve.

Producenti Nico Hofmann thotë, se po diskutohet tani për një fond që prodhimet të jenë të siguruara dhe të mund të vazhdohen. “Kjo është për shumë producente të filmave ekzistenciale, por është e rëndësishme edhe për Gjermaninë si vend prodhues filmash.” Producentë nga jashtë ndërkohë po tërheqin me oferta të Completion Bond, një sigurim për prodhimin deri në fund të një filmi./DW

Etiketat e lidhura

Coronafilmaputhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.