Çfarë duhet të bëni që parfumi të zgjasë sa më shumë në lëkurë?

Të nuhaturit mirë është armë e fuqishme e joshjes. Prandaj jo më kot ju tregojmë si ta aplikoni sa më mirë në trup parfumin tuaj të preferuar.

Gati?

Ne të gjithë e gëzojmë aftësinë e të qënit sensual, duke nxjerrë më të mirën prej vetes si dhe shqisat tona janë gjithmonë të hapura për të nuhatur këto stimuj ndijor.

Parfumi është një aleat i madh i joshjes si dhe askesi juaj idela për të kompeltuar dukejn tuaj ssi ditën ashtu edhe natën. Ja disa këshilla si ta aplikoni parfumin në mënyrë që të zgjasë sa më gjatë.

Provojeni në lëkurën tuaj

PH i çdo personi është i ndryshëm, prandaj aromat nuk mbajnë erë njësoj, pasi ne kemi aromën tonë personale. Për të provuar një parfum, vendsoni pak në dorën tuaj dhe prisni 15 minuta. Pastaj ndjeni erën. Kjo do të jetë aroma që do t’ju shoqërojë gjithë ditën.

Çfarë doni të përcillni?

Zgjidhni aromën sipas rastit, për shembull, për një intervistë pune rekomandohet një aromë të butë dhe, nëse plani juaj është të joshni, provoni një produkt oriental ose me vanilje.

Aplikonjeni atë në fusha strategjike

Spërkateni parfumin tuaj që të zgjasë më gjatë në ato pjesë të trupit ku është pulsi i gjakut si: qafa, kyçet e këmbëve, bërrylat, prapa gjunjëve dhe pas lveshit.

Mos u sforconi

Është e nevojshme që të aplikoni parfumin pa u forcuar, sepse nëse ushtroni forcë gjatë aplikimit, do ta përzieni elementë të tjerë, si yndyra e lëkurës.

Aplikojeni aromën 10 centimetra larg

Kjo do të ndihmojë që alkooli të hidhet në ajër dhe të bie me butësi në trupin tuaj.

Hidratoni lëkurën tuaj

Është shumë e rëndësishme të mbani lëkurën tuaj të hidratuar mirë, pasi kështu parfumet zgjasin më shumë sesa kur aplikohet në lëkurë të thatë.

Shtoni ‘plotësues’ të së njëtës aromë

Përdorni produkte të tilla si kremëra të trupit, që janë në të njëjtën linjë, kjo do të bëjë që aroma e parfumit të zgjasë më shumë.

SHKARKO APP