Çfarë është gjëja më e rëndësishme që duhet të kontrolloni gjatë rezervimit të një bilete avioni?

Nuk ka rëndësi se sa të emocionuar jeni për udhëtimin që do të ndërmerrni është shumë e rëndësishme që të ruani qetësinë dhe t’i shikoni me vëmendje të dhënat me të cilat po aplikoni.

Sigurisht duhet të siguroheni se datat dhe aeroporti është ai i duhuri, por është aq e rëndësishme që të kontrolloni dy herë emrin në biletën tuaj nëse përputhet me dokumentet tuaja.

Mjafton vetëm një informacion i gabuar dhe fluturimi juaj do të anulohet.

Për të qenë të sigurt se nuk do të keni asnjë problem në udhëtimet tuaja të ardhshme më poshtë do të gjeni disa këshilla të shpejta e të lehta që do t’ju ndihmojnë në udhëtimet tuaja të ardhshme.

  1. Shkruajini të dhënat tuaja të plota ashtu siç janë të shënuara në pasaportën tuaj

Ndoshta emri juaj i vërtetë nuk është ai që jeni mësuar të dëgjoni kur ju thërrasin të tjerët por kur të prisni biletën tuaj nëpërmjet internetit kini parasysh që të dhënat tuaja duhet të jenë shumë të sakta, nuk duhet të gaboni qoftë edhe një gërmë pasi kjo do t’ju nxirrte probleme e do të anulonte fluturimin tuaj.

  1. Kini parasysh se keni 24 orë kohë për të rregulluar ndonjë gabim të mundshëm

Rregulloret kërkojnë që linjat ajrore të rimbursojnë biletën tuaj nëse ndryshoni mendje brenda 24 orëve. Nuk është shumë kohë por është më mirë se asgjë. Nëse i kapni në kohë gabimet mund të përfitoni e të bëni një tjetër prenotim online.

  1. Jini tepër i kujdesshëm nëse dikush rezervon një biletë në emrin tuaj

Shikojini me kujdes të dhënat e shënuara, datën e fluturimit, orën si dhe aeroportin në të cilën dëshironi të zbrisni. Konfirmojini këto të dhëna përpara se personi tjetër të rezervojë për ju.

  1. Nëse jeni të sapomartuar kini kujdes

Në momentin që martoheni do të duhen plotë dy javë që të dalë certifikata juaj martesore dhe nëse keni planifikuar të bëni një muaj mjalti, idealja do të ishte të rezervoni biletën në emrin tuaj të vajzërisë.

SHKARKO APP