Çfarë i fshehu botës për gjithë këto vite njeriu i parë që shkeli në Hënë
Neil Armstrong ishte duke u përgatitur për misionin e tij në Hënë për më shumë se tre vjet. Më 20 korrik 1969, Armstrong-ut iu dha një mëngjes i përzemërt: biftek, vezë, bukë të thekur, lëng dhe kafe. Ai hëngri atë që mjekët e quajnë një vakt ‘me pak mbetje’, që do të thotë se nuk do të duhej të shkonte në tualet menjëherë pas kësaj.
Atij iu deshën 109 orë e 42 minuta për të arritur në sipërfaqen e Hënës, në një zonë të quajtur Deti i Qetësisë. Iu desh të udhëtonte 240,000 milje për të arritur atje.
Kur Armstrong ishte mbi sipërfaqen e Hënës, iu desh ta manovronte anijen me dorë, për t’u siguruar që të mos ulej në një krater të rrezikshëm.
Ai vazhdoi të rrinte pezull për rreth një minutë e gjysmë, duke e lëvizur anash derisa u ndje rehat për t’u ulur. Sapo pajisja e tij u ul në mënyrë të sigurt, ai dërgoi menjëherë me radio në Mission Control, që ndodhet në Houston, Teksas, mesazhin tashmë të famshëm: ‘Shqiponja u ul’.
Në mënyrë të qëndrueshme, ai zbriti në shkallët e modulit hënor, ndërsa një kamerë televizive ishte ngjitur në pajisjen për të regjistruar përparimin e tij. Kamera transmetoi gjithashtu sinjalin përsëri në Tokë, ku qindra miliona njerëz po shikonin me ankth. Pikërisht në orën 10:56 EDT të asaj dite, Armstrong vendosi këmbët e tij në tokën hënore, duke thënë: ‘Ky është një hap i vogël për njeriun, një kërcim gjigant për njerëzimin’.
Nëse Armstrong do të kishte ecur në Hënë pa pajisje speciale për të marrë frymë, do të kishte nuhatur një erë të çuditshme, një lloj myku dhe squfuri. Prapëseprapë, ai pati mundësinë qa të nuhaste kur u kthye në modulin hënor. Kjo sepse papastërtitë ishin ngjitur në këmbët e tij, kështu që aroma u përhap në të gjithë kabinën. Ai e përshkroi atë si hirin e lagësht të oxhakut, ose si ajri pas hedhjes së fishekzjarreve.
Përveç njerëzve që kanë arritur deri në Hënë, askush nuk pati kurrë mundësinë të dinte saktësisht se çfarë nuhaste ekuipazhi. Edhe kur mostrat e tokës dhe shkëmbinjve të hënës u transportuan në laboratorë në kontejnerë hermetik, sapo u hapën në Tokë, çuditërisht, era ishte zhdukur!
Ai gjithashtu ndjeu se sipërfaqja e Hënës ishte ‘e imët dhe me pluhur’, por tha se nuk kishte asnjë vështirësi në lëvizjen përreth. Një anëtar tjetër i ekuipazhit të tij iu bashkua rreth 20 minuta më vonë. E gjithë ecja në hënë zgjati pak më shumë se 2 orë.
Gjatë kësaj kohe, Armstrong dhe shoku i tij i skuadrës vendosën pajisje të ndryshme në sipërfaqen e satelitit tonë. Njëri prej tyre kishte për qëllim të matë me saktësi distancën prej andej deri në Tokë, duke përcaktuar kohën që iu desh që një rreze lazer të udhëtonte nga Toka në sipërfaqen hënore dhe mbrapa. Një tjetër kishte për qëllim matjen e tërmeteve të hënës dhe ndikimet e mundshme të meteorëve, gjë që na çon në zbulimin se hëna në fund të fundit ishte goxha e gjallë. Ne e dimë sot se tërmetet më të mëdha të hënës janë shumë më të dobët se tërmetet e Tokës, megjithëse lëvizjet e tyre mund të zgjasin deri në një orë, shumë më gjatë se në Tokë.
Vite më vonë, Armstrong tha se NASA e kufizoi kohën e tyre në hënë, sepse nuk e dinte se si kostumet hapësinore do të përballonin temperaturat ekstreme të Hënës — deri në 127 gradë celcius gjatë ditës.
Gjërat u ndërlikuan pak më shumë kur Armstrong u rikthye në Tokë pasi ai ishte ekspozuar ndaj grimcave të panjohura hapësinore. Ai dhe ekipi i tij duhej të vendoseshin në karantinë të mbrojtjes planetare pas kthimit të tyre.
Ajo karantinë specifike për astronautët e Apollo 11 është një nga arsyet pse ne kemi mikrovalë në kuzhinat tona sot! Kur u kthyen për herë të parë nga Hëna, ata fillimisht i kaluan ditët e tyre të para në një objekt karantine. Sigurisht përmbante karrige të rehatshme, krevat marinari, një tualet dhe dushe, por nuk linte shumë hapësirë për gatim.
Meqenëse nuk kishte vend për një furrë standarde ose skarë dhe për të reduktuar gjithashtu zjarret e mundshme që mund të kishin ndodhur, NASA duhej të bëhej kreative. Kështu u zhvillua furra origjinale me mikrovalë, për t’i ndihmuar astronautët të bënin ushqimet shpejt.
Misioni Apollo 11 ishte i paharrueshëm për Armstrongun pasi, në 2015-ën, Instituti Smithsonian zbuloi se ai kishte mbajtur të fshehur një qese prej pëlhure plot me pjesë të vogla nga moduli hënor. Ai përfshinte lidhësin e belit të tij, disa drita ndihmëse, një çelës urgjence dhe pamjen optike që ishte montuar mbi dritaren e modulit hapësinor të Armstrong. Ai mbante gjithashtu kamerën e marrjes së të dhënave që regjistroi pamjet ikonike të Armstrong duke bërë ‘hapin e tij të vogël’ në hënë.
Armstrong e mbajti për vete për shumë vite, derisa e veja e tij, Carol, e gjeti. Ai madje e mbajti sekret nga biografi i tij zyrtar, i cili shpesh e pyeti nëse kishte ruajtur ndonjë kujtim nga misioni i tij i famshëm.