Çfarë kanë rezervuar yjet për ju? Horoskopi, 27 gusht 2020
Dashi
Dashuria dhe kënaqësia e punës konkurrojnë për këtë ditë, e vështirë për të zgjedhur mes dy pasioneve tuaja kryesore. Kohë e mrekullueshme për të shijuar disa momente gëzimi me partnerin tuaj, por Jupiteri do t’ju kthejë në punë. Mos lejoni që kjo mundësi të largohet.
Demi
Horoskopi për sot ju paralajmëron se Mërkuri dhe Dielli përsëri mund t’ju shkaktojë disa probleme të vogla në punë. Përqendrimi i dobët dhe dëshira për të shpëtuar do të marrë mendjen diku tjetër, madje edhe duke shkaktuar disa probleme me shefin. Për fat të mirë, partneri dhe familja janë të gatshëm për të ngushëlluar në çfarëdolloj situate. Ata janë dashamirësit tuaj, falënderoji.
Binjakët
Horoskopi për sot përfshin shumë angazhime, me Diellin dhe Mërkurin në Shtëpinë e Gjashtë ajo bëhet e vështirë të injorojnë detyrat tuaja. Fatkeqësisht, gjërat nuk mund të shkojnë gjithmonë ashtu si ju pëlqejnë juve. Një e papritur në familje ose një takim i vonuar, do të ketë nevojë për vëmendje. Bëhuni trim dhe këmbëngulës.
Gaforrja
Ditë e shkëlqyer për ju sot me Hënën në Akrep. Kjo do ju sjellë fat, pasi krahas saj do të keni edhe mbështetjen e Mërkurit, Diellit dhe Jupiterit, që do jua bëjë gjithçka të veçantë. Një ditë e bukur si rrallë ndonjëherë, e cila do të jetë e mbushur plot vitalitet dhe entuziazëm. Rezultate të shkëlqyera në punë apo studime, si dhe në dashuri do arrini të bëni për vete vëmendjen e partnerit. Momente pasioni edhe për beqarët.
Luani
Sot horoskopi përfshin një ditë mjaft të zënë gjatë të cilës do të shkarkoni shumë energji. Megjithatë ju do të dini të përfitoni edhe nga situatat më anormale, prandaj mos u shqetësoni për ndonjë ngatërresë të vogël që mund t’ju dalë përpara. Vetëm përkujdesuni që vëmendje ti kushtoni edhe njerëzve tuaj të dashur dhe të mos i lini shumë pas dore.
Virgjëresha
Horoskopi për ju sot parashikon një ditë pozitive, e cila me Jupiterin në shenjë, ju bën më të ngrohtë dhe miqësorë. Mundësi të mira do paraqiten edhe në punë apo studime dhe ju do të jeni në gjendje për t’ja dalë mbanë në çfarë do situate falë aftësive tuaja. Plutoni ju inkurajon me ëmbëlsi dhe romancë, ku më në fund do të gjeni pak kohë edhe për dashurinë.
Peshorja
Plutoni armiqësor me ju do shkaktojë disa shqetësime gjatë kësaj të enjte. Shpenzimet dhe faturat janë në qendër të mendimeve tuaja, dhe mund të komplikojnë gjendjen tuaj financiare e cila do ju bllokojë në mendime dhe nuk do mundeni as të punoni të qetë. Duhet që t’i merrni gjërat me qetësi dhe dalëngadalë problemet do të zhduken si me magji.
Akrepi
Horoskopi për këtë të enjte parashikon një ditë mjaft pozitive, ku me Hënën e re stimulohet edhe ana juaj misterioze. Do të gjeni forcë për t’u përballur me problemet tuaja të mbartura dhe do të gjeni strategji për t’i adresuar ato. Ju jeni të vendosur për të përmirësuar pozicionin tuaj dhe mos të ndjeheni si të humbur. Është momenti i duhur, shfrytëzojeni.
Shigjetari
Pavarësisht suksesit në punë, apo rezultateve të mira të marra në studime, ende vazhdoni të mendoni se ka diçka të gabuar dhe kjo nuk ju lejon që togëzoni për arritjet tuaja. Mërkuri i cili ju ka kthyer shpinën nuk ka asnjë mundësi për t’ju ndihmuar në disponimin tuaj dhe kjo bën që të mbylleni në vetvete dhe t’i kaloni gjërat në heshtje.
Bricjapi
Dashuria dhe puna po ecin më së miri. Një e enjte e qetë, parashikohet nga yjet për ju sot. Angazhimet rutinë do të jenë pjesë e ditës. Në dashuri do të kaloni disa caste të bukura pranë partnerit, mundohuni që t’i shijoni këto momente. Me financat tregohuni të kujdesshëm, pasi vështirësi po shfaqen për ju në horizont.
Ujori
Horoskopi i ditës ju fton që të jeni të kujdesshëm, pasi keni Hënën, Mërkurin dhe Jupiterin armiqësor. Për ju kjo e enjte mund të jetë e mbushur me disa të papritura të cilat mund të bëhen shkak për prishjen e humorit apo edhe ndonjë acarim në ambientet tuaja të punës me njerëzit që ju rrethojnë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të tregoheni të matur në reagimet tuaja të momentit.
Peshqit
Një ditë e madhe ju pret, e mbushur plot kënaqësi. Do të jeni në gjendje për të zgjidhur pothuajse të gjitha çështjet e vjetra që ju kanë munduar deri tani dhe kjo do ju sjellë në humor të mirë. Është koha për të rivendosur një balancë të re në mënyrë që të ndjeheni më të relaksuar dhe në harmoni me nevojat tuaja fizike dhe psikologjike. Ju këshillohet t’i kaloni orët në praninë e ndonjë libri të mirë.