Çfarë kanë rezervuar yjet për ju – Horoskopi ditor, 28 gusht 2020
Dashi
Hëna lart në qiell nuk do të jetë negative. Përvishni mëngët nëse jeni i vetëpunësuar pasi ditë të vështira ju presin. Është koha e duhur për të ecur përpara pa hezituar. Ju duhet të gjeni guximin për të demostruar cilësitë tuaja para gjithë botës. Ju jeni atë që duhet për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura në mënyrën më të mirë të mundshme. Si çift, diskutimet lënë vend për mirëkuptim dhe dialog.
Demi
Diçka e çuditshme do të ndodhë me Hënën dhe Bricjapin drejt Diellit dhe Uranit. Është koha e duhur për të guxuar, ju keni aftësinë e duhur. Ju mund t’u tregoni atyre që janë rreth jush aftësitë tuaja në punë dhe në çështjet financiare. Mbrëmja do të hapet me fishekzjarre spektakolare. Gjithçka do të funksionojë më së miri.
Binjakët
Dëshirë e madhe për ndryshim, madje edhe në pjesën e punës. Jeni intolerant dhe të lodhur nga durimi. Lajmet do të vijnë nga aty ku ju e prisni më pak. Lodhja fizike jo gjithmonë e justifikuar. Shumë shpenzime, madje edhe ato të papritura.
Gaforrja
Një ditë e keqe ju pret. Xhelozitë dhe parathëniet e këqija duhet të hiqen pa vonesë. Për asnjë arsye, nuk duhet ta lejoni veten të rrëzoheni. Frika dhe ankthet për të cilat menduat se janë të vjetra mund të kthehen përsëri. Bisedoni me një mik të besuar. Në punë ju dukeni miqësor. Trajtoni veten tuaj pasi vërtet keni nevojë për diçka relaksuese dhe pak kujdes për veten.
Luani
Mundësi të shkëlqyera në frontin profesional. Ju do të keni mundësi të arrini diçka që do të zgjasë me kalimin e kohës. Kursimet kursehen, falë të ardhurave tuaja dhe aftësisë suaj për t’i menaxhuar ato. Duke pasur parasysh motin e mirë, nëse nuk dini çfarë të bëni, hipni biçikletën tuaj dhe bëni çiklizëm nëpër rrugët e lagjes.
Virgjëresha
Një ditë plot dashuri ju pret, do të kaloni momente të bukura me personin e zemrës tuaj. Shfrytëzoni mundësitë argëtuese të ofruara nga Hëna. Goditje të vogla fati, supriza dhe dhurata ju presin. Një det emocionesh në të cilat do të transportoheni me partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm, dijeni që ekzistojnë momente magjike për ju.
Peshorja
Mos u ndikoni nga Hëna negative, aq më pak nga fjalët e liga që një person afër jush mund të thotë. Mos bëni kompromis dhe distanconi veten nga njerëzit që nuk janë të sinqertë. Veprimet janë fjalët e tua të preferuara. Jini të sjellshëm dhe mirëkuptues ndaj të dashurit tuaj. Mos e teproni me ushqime të rënda që mund të ndikojnë në tretjen tuaj.
Akrepi
Nëse arrini ndonjë qëllim ambicios profesional përsëri kujdes. Disa ngjarje të paparashikuara do të ndodhin për ju. Në të vërtetë ju jeni fshehur rreth qoshes dhe keni frikë të përballeni me çështjet që ju mërzisin. A je vetëm? Joshës dhe i dobishëm do të ndiheni të qetë rreth njerëzve të rinj që do ta vlerësojnë shumë interesin tuaj. Jeni si çift? Ju pret një natë shpërthyese.
Shigjetari
Një ditë e këndshme dhe e thjeshtë, e karakterizuar nga rutina e zakonshme. Gjithçka do të shkojë pa problem. Në mbrëmje, lëreni veten të përkëdheleni nga ata që kanë ndezur imagjinatën tuaj. Rritni konsumin tuaj të drithërave bishtajoreve dhe perimeve organike dhe së shpejti do të kuptoni se sa përfitime shëndetësore do të përfitoni.
Bricjapi
E premte e shkëlqyer, falë Hënës në shenjën tuaj dhe aleate me Diellin dhe Uranin. Sa i përket punës, përfundimi i marrëveshjevjeve të punës do të jenë produktive. Pritjet dhe dëshirat tuaja së shpejti do të përmbushen. Jeta e dashurisë është në fazën e rikuperimit. Për fat të mirë si çift do të keni disa momente perfekte me partnerin tuaj.
Ujori
Ju nuk duhet të shqetësoheni për problemet që do të hasni pasi gjithçka ka një zgjidhje. Duhet të qëndroni pak vetëm dhe të reflektoni dhe meditoni për ngjarjet e fundit. Nëse nuk jeni vetëm, do të kërkoni shoqërinë e një njeriu që është më i moshuar dhe sigurisht më i mençur se ju. Merruni pak me veten dhe bëni disa masazhe të cilat do të kenë veti relaksuese.
Peshqit
Gjithçka do të funksionojë më së miri. Venera do të rritë hijeshinë tuaj. Gjërat po shkojnë mirë edhe në punë, përpjekjet do të shpërblehen dhe ndihma me siguri nuk do të mungojë. Jeta juaj në çift pritet të jetë e qetë dhe romantike. Partneri ka përgatitur një suprizë për ju.