Çfarë shkruhej sot në kollaren e kryeministrit në mbledhjen e 2 qeverive Kosovë-Shqipëri?

E teksa të gjithë kishin vëmendje nga mbledhja e dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë , paraqitja e Ramës  ka nxitur një kuriozitet te qytetarët.

Ai është vënë re pasi kishte veshur një kollare shumëngjyrëshe, e cila tregonte arritjet e bëra në këto vite qeverisje.

E dizajnuar plot me ngjyra të ndezura, kollarja mban shifra të buxhetit të shtetit.

“Buxheti në lekë, 774.5000.000 …..Realizim”- janë disa nga termat e shkruara.

Sot në Tiranë po zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës ku në axhendë është nënshkrimi i 14 marrëveshjeve.

SHKARKO APP