Çfarë tregojnë makinat e shtrenjta në rrugë?
Magazinë E Enjte, 27 Gusht 2020 17:49
Nga Irena Beqiraj –
Në vitin 1998, Dacher Keltner dhe ekipi i tij krijuan disa grupe të vogla dhe bënë një eksperiment per të parë efektin psikologjik të një makine të shtrenjtë. Si fillim antarëve të grupit ju dha të ngasin një Mitsubishi ose Ford Pinto. Të gjithë shoferet u ndalën në pikat e caktuara siç kërkonte ligji.
Më pas grupeve ju dha të drejtonin makina Benz Mercedes të reja dhe elegante ose BMë. Këtë herë, 45 përqind nuk arritën të ndalen për këmbësorët.
Sa më e shtrenjtë makina aq më e keqe sjellja në rrugë. 7 drejtuesit e BMë-ve ishin më të këqijtë, ‘konfirmuan studiuesit për Neë York Times. (Ky studim është përsëritur dy herë me rezultate të ngjashme.)
Termi shkencor për këtë sjellje ii cili u risoll nga Kelnter është “sociopati e fituar”: një çrregullim anti- social jo i trashëguar i personalitetit, i diagnostikuar për herë të parë nga psikologët në shekullin XIX.
Në vendet ku do vëreni më shumë makina të shtrenjta në rrugë, jo domosdoshmërisht do duhet të mendoni për mirëqenie ekonomike, sesa për një sjellje sociopatike të fituar . Në vendet ku ka më shumë makina të shtrenjta përgatituni të gjeni qytetarë që jo vetëm janë më impulsivë, të vetë-përqendruar, të pamatur, arrogantë dhe më të pasjellshëm se mesatarja, ata kanë më shumë të ngjarë të mashtrojnë bashkëshortët e tyre, janë më pak të vëmendshëm ndaj njerëzve të tjerë dhe më pak të interesuar për perspektivat e të tjerëve. Ata janë gjithashtu më të paturpshëm, shpesh duke mos manifestuar “ skuqjen në fytyrë “ një fenomen që i bën qeniet njerëzore unike në mesin e primatëve.
A ju kujtohet ndonjë vend i tillë ?
Dacher Keltner shkoi edhe me tej.Këto njërëz i ndau në grupe prej 3 vetësh zgjodhi nga një lider të rastësishëm . Të gjithë grupeve ju dha nga një pjatë me 5 biskota. U vu re që të gjithë liderat e grupeve konsumuan 2-3 biskota si dhe u vu re që ishin individët që mblaciteshin me shumë , hanin me goje hapur dhe bënin më shumë zhurmë .
Po lidera të tillë a njihni ?