Ç’i kemi bërë natyrës në 10 vite dhe jo vetëm

Ne qëndrojmë me aq qejf në zonën tonë të rehatisë, sa terma si “ngrohja globale”, “efekti serrë”, “ndryshimet drastike klimatike” na duken më tepër si skenarë njerëzish dramatikë sesa fenomene të mirëqena.

Duhet të shohim ndonjë foto ashtu rastësisht për të pyetur veten: “Hey, ç’po bëjmë kështu?”; në këtë rast, një foto e postuar nga Capital T.

Prej shumë kohësh, përfshirë këtu edhe 10 vitet e fundit, shkenca e ka vërtetuar që Toka po ngrohet dita-ditës. Akullnajat po shkrijnë dhe gjallesa të shumta, si ariu polar i mësipërm, janë në rrezik zhdukjeje.

Toka po iu përgjigjet dëmeve tona. Ngrohja globale ka zvogëluar sipërfaqet e mbuluara nga bora si dhe ka rritur me 30% aciditetin e oqeaneve, duke shkaktuar ngordhjen e shumë gjallesave nënujore.

Pyjet më mahnitëse në botë kanë humbur një pjesë të konsiderueshme të florës dhe faunës etj.

Moti i paqëndrueshëm herë me diell, herë me shi dhe herë me borë nuk është punë e Zotit. Fajin e kemi ne, njerëzit.

SHKARKO APP