Çmimi Oscar, ja filmat shqiptarë që plotësojnë kushtet

“Engjëjt janë larg” me regji të Gjergj Xhuvanit dhe “Home sweet home” me regji të Faton Bajraktarit, janë dy filmat që deri më tani duket se i plotësojnë disa prej kushteve për propozim për mundësinë e nominimit si filmi më i mirë i huaj në Akademinë “Oskar”.

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku ka thënë se deri në fund të shtatorit pritet të shfaqet edhe një film, por nuk dihet ende se a do të jetë pjesë e këtij propozimi.

Zharku shtoi se deri tani kushtet që janë në “Oskar”, për filma në kategori të huaj i plotësojnë dy filmat e lartpërmendur dhe sipas tij, është shumë i rëndësishëm fakti që ka filma seriozë që po  propozohen.

“Ne po supozojmë se këto kushte mund t’i plotësojë filmi “Home sweet home” dhe “Engjëjt janë larg”, megjithatë është çështje e tyre a duan ta dërgojnë apo jo. Mund të ketë dhe ndonjë film që do të shfaqet deri në fund të shtatorit”, tha gjithashtu ai.

SHKARKO APP