COVID-19 ka mbërthyer gjithë botën/ Çfarë duhet të bëjmë kur të hyjmë në shtëpi?

Së fundmi autoritetet italianë kanë publikuar disa këshilla në lidhje me atë që duhet bërë kur njerëzit dalin jashtë e më pas kthehen në shtëpi, ose kur ndodhen në të njëjtin ambient me personin që është i prekur nga COVID-19.

Italia tashmë është dhe vatra më e goditur e Europës, kështu që në shtetin fqinj po ndërtohen një sërë rregullash që duhen ndjekur për të mos u infektuar.

Këshillat e mëposhtme bazohen në standartet e vendosura nga Organizata Botëtore e Shëndetësisë dhe vlejnë për të gjithë personat.

Çfarë duhet të bëni kur hyni në shtëpi:

Kur të ktheheni në shtëpi, përpiquni të mos prekni asgjë.

Hiqni këpucët.

Dezinfektoni putrat e kafshëve nëse kanë dalë jashtë.

Hiqni rrobat që keni veshur dhe futuni ato në një qese plastike.

Lëreni çantën, portofolin, çelësat, etj në një kuti në hyrje të shtëpisë.

Bëni dush, nëse nuk mundeni, lani mirë të gjitha zonat e ekspozuara.

Lani telefonin dhe syzet me ujë e sapun ose alkool.

Pastroni sipërfaqet e gjërave që sollët jashtë me dezinfektantë.

Hiqini dorezat me kujdes, hidhini larg dhe lani duart.

Mos harroni se nuk është e mundur të kryeni një dezinfektim total, qëllimi është ulja e rrezikut.

Çfarë duhet të bëni kur jeni në të njëjtin ambjent me një person të rrezikuar:

Flini në shtretër të ndarë.

Përdorni disa banja dhe dezinfektojini ato.

Mos përdorni të njëjtët peshqirë, syze, apo objekte të tjera.

Pastrojini dhe dezinfektojini çdo ditë sipërfaqet e kontaktit, si divanët, televizorin, etj.

Lani rrobat, çarçafët dhe peshqirët shumë shpesh.

Mbani distancë.

Ajrosini shpesh dhomat.

Telefononi në numrin e urgjencës nëse ka më shumë se 38°C temperaturë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.

Qëndroni në karantinë dy javë dhe evitoni daljet nga shtëpia se është kundër rregullave.

Çfarë duhet të bëni kur dilni nga shtëpia:

Kur dilni, vishni një xhaketë me mëngë të gjata.

Kapni flokët, mos vini vathë, byrzylykë ose unaza.

Nëse keni një maskë, vijeni pak para se të dilni.

Mundohuni të mos përdorni transportin publik.

Nëse dilni me kafshën tuaj, përpiquni të mos prekë sipërfaqet e jashtme.

Merrni disa peceta të lagura, përdorni ato që gishtat të mos bien në kontakt me sipërfaqet.

Hidheni pecetën në një kosh mbeturinash pa e prekur.

Nëse kolliteni ose tështini, bëjeni në bërryl, jo në duar ose në ajër pa u mbuluar.

Mundohuni të mos paguani me para cash, nëse i përdorni ato dezinfektoni duart tuaja.

Lani duart nëse prekni ndonjë objekt dhe sipërfaqe dhe bëjini ato me xhel dezinfektues.

Mos prekni fytyrën derisa t’i keni duart e pastra.

Mbani distancë nga njerëzit e tjerë.

SHKARKO APP