Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“COVID-19 nuk është as virusi i parë dhe as i fundit që do të mposhtet nga imuniteti ynë”

Magazinë E hënë, 28 Shtator 2020 19:43
“COVID-19 nuk është as virusi i parë dhe as i fundit që do të mposhtet nga imuniteti ynë”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti në rrjetin social “Facebook” ka analizuar situatën e koronavirusit në vend.

Alimehmeti është ndalur tek imuniteti dhe ndryshimet që ai pëson, duke theksuar se SARS-CoV-2 nuk është as virusi i parë dhe as virusi i fundit që do të mposhtet nga imuniteti ynë!

Epidemiologu sjell në vëmendje situatën e pandemisë së H1N1 më vitin 2009, ndërsa sqaron se sistemi imunitar i njeriut ka evoluar në qindra miliona vite dhe është shumë më i ndërlikuar se thjeshtimi, antitrupa pozitivë apo antitrupa negativë.

Statusi i plotë:

“Shkruaj çka nuk duhet harruar.”

Cit.: Isabel Allende

  • SARS-CoV-2: Virus i ri!

Imuniteti qelizor: Sistem i vjetër, gati për çdo virus të ri!

Miqtë e mi, në frenezinë e shkaktuar nga COVID-19, shumë prej informacioneve të njohura prej kohësh u harruan ose u vunë në plan të dytë!

Ky është fati i zakonshëm i informacioneve më të vështira për t’u shpjeguar dhe kuptuar nga popullata e gjerë.

Për kohë të gjatë diskutimi i imunitetit ndaj SARS-CoV-2 është bazuar ekskluzivisht vetëm mbi serologjinë, pra mbi gjetjen e antitrupave kundër këtij virusi.

Që në fillim u kuptua qartë që të gjitha personat e ekspozuar zhvillonin antitrupa (brenda max. 19 ditëve), por me kalimin e kohës (2-4 muajve) këto antitrupa normalisht fillojnë dhe bien, duke u bërë edhe të pamatshëm pas një kohe mjaftueshëm të gjatë.

Kjo rënie e titrit të antitrupave shkaktoi një panik publik/mediatik të kuptueshëm, duke sjellë në vëmendje ato pak reinfektimet (<10 vetë në të gjithë botën deri më sot, ndër 33 milionë të infektuar zyrtarë) dhe duke vënë në diskutim serioz çështjen e “moszgjatjes” së imunitetit.

Duke pasur vetëm këto informacione në dorë, patjetër e vërteta është e mbuluar dhe e ardhmja u duket më e zymtë ndaj shumë personave të padokumentuar apo jashtë profesioneve shëndetësore.

Miq, sistemi imunitar i njeriut ka evoluar në qindra miliona vite dhe është shumë më i ndërlikuar se thjeshtimi antitrupa pozitivë apo antitrupa negativë.

Në fakt është lënë pothuajse krejtësisht në hije efekti i përgjigjes imunitare qelizore.

Për mënyrën si vepron MHC dhe përgjigja qelizore ndaj viruseve do të rikthehem në postime të tjera, por për të interesuarit këshilloj librin:

“Immunobiology: The Immune System in Health and Disease. 5th edition.” Janeway CA Jr, Travers P, Walport M, et al. New York: Garland Science; 2001.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Poligjeniciteti dhe polimorfizmin gjenik e bën shumë më të vështirë edhe testimin e këtyre limfociteve në popullatë dhe, si rrjedhojë, ka sjellë harresën e rolit të tyre në COVID-19, por matja e imunitetit të ofruar prej përgjigjes qelizore është i mundur, madje ky lloj imuniteti mund të jetë edhe paraekzistues, edhe pse virusi është i ri.

Së pari, le të kujtojmë qëndrimet zyrtare të pandemisë së H1N1 të vitit 2009:

2005: OBSH-ja deklaron se shumica e njerëzve nuk do të ketë fare imunitet ndaj një virusi pandemik.

World Health Organization. Ten things you need to know about pandemic influenza. 2005. http://web.archive.org/…/influenza/pandemic10things/en.)

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

2009: OBSH-ja pranon se “cënueshmëria e popullatës nga një virus pandemik është PJESËRISHT I LIDHUR ME NIVELIN E IMUNITETIT PARAEKZISTUES NDAJ VIRUSIT”

Considerations for assessing the severity of an influenza pandemic. Weekly Epidemiological Record 2009;84(22):197-202. https://www.who.int/wer/2009/wer8422.pdf

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

2020: TË GJITHË E HARRUAM ÇFARË U THA NË VITIN 2009

Së dyti, çfarë thotë evidenca?

Në SHBA:

U studian mostrat e gjakut të marrë në vitet 2015-2018 dhe u gjet se 50% e personave shfaqin forma të ndryshme reaktiviteti të limfociteve T kundër SARS-CoV-2.

Grifoni A, et al. Cell2020;181:1489-1501.e15. .pmid:32473127

Sette A, Crotty S. Nat Rev Immunol2020;20:457-8.

Në Hollandë:

U krye një studim i ngjashëm që raportoi reaktivitet të limfociteve T në 20% të personave të paekspozuar ndaj virusit.

Weiskopf D, et al. MedRxiv 2020. doi:10.1101/2020.04.11.20062349.

Në Gjermani:

Limfocitet T reaktive u zbuluan në 23 ndër 68 (34%) donatorë të shëndetshëm seronegativë ndaj SARS-CoV-2.

Braun J, et al. MedRxiv 2020. https://www.medrxiv.org/con…/10.1101/2020.04.17.20061440v1

Në Singapor:

U studiuan mostra gjaku përpara Korrikut 2019, dhe u gjetën limfocite T reaktive në 12 mostra ndër 26 (46.2%).

Në të njëjtin publikim vërehet se ndër personat seronegativë ndaj SARS-CoV-2, 7 ndër 11 (63.6%) shfaqën reaktivitet të limfociteve T ndaj koronavirusit të ri.

Le Bert N, et al. Nature2020;584:457-62.

Rezultate të ngjashme janë gjetur edhe në Angli dhe Suedi .

Ng K, Faulkner N, et al. BioRxiv. 2020. doi:10.1101/2020.05.14.095414.

Sekine T, et al. Biorxiv 2020 https://www.biorxiv.org/…/2020.06.29.174888v1.abstract.

Meckiff BJ, et al. bioRxiv2020:2020.06.12.148916. doi:10.1101/2020.06.12.148916. pmid:32587963

Si përfundim paraprak, imuniteti është shumë kompleks dhe ka evoluar vazhdimisht në të paktën 450-500 milionë vitet e fundit.

SARS-CoV-2 nuk është as virusi i parë dhe as virusi i fundit që do të mposhtet nga imuniteti ynë!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Etiketat e lidhura

epidemiologuIlir Alimehmeti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.