Covid-19, studimi i ri: Fëmijët ngarkesë më të madhe
A e përhapin apo jo fëmijët Covid-19? Kjo është një prej temave më të diskutuara që prej fillimit të pandemisë dhe tani, në pragun e nisjes së vitit të ri shkollor, konsiderohet më aktuale se kurrë.
Një studim nga një grup kërkuesisht të Massachusetts General Hospital dhe Mass General Hospital for Children, tregon se fëmijët, qofshin ata edhe asimptomatikë, kanë një ngarkesë virale të koronavirusit më të lartë sesa të rriturit në terapi intensive.
Sipas shkencëtareve në fjalë, të miturit mund të luajnë një rol shumë më të madh në përhapjen e sëmundjes nga sa është menduar deri tani. Në kërkim, u përfshinë 192 fëmijë dhe të rinj, të moshave nga zero deri në 22 vjeç. Hulumtimi nxori në pah ngarkesën e madhe virale si tek ata me shenja të sëmundjes, ashtu dhe te minorenët asimptomatikë.
Ai provoi megjithatë se kapaciteti i përhapjes së sëmundjes, rezulton vërtet të rritet me moshën: ata më të vegjlit, e zhvillojnë më pak sëmundjen.