Dalin faktet tronditëse për Whitney Houston: U abuzua seksualisht nga kushërira

Çdo ditë e më shumë po dalin në dritë fakte të reja lidhur me jetën e legjendës së muzikës Soul dhe RnB, Whitney Houston.

Nga dokumentari më i ri dhe ai zyrtar për jetën e këngëtares, kanë dalë në dritë fakte tronditëse lidhur me të dhe kushërirën e saj Dee Dee Warwick.

Në këtë dokumentar thuhet se, tezja e të ndjerës pretendon se këngëtarja është abuzuar seksualisht në moshën 9 vjeçare nga kushërira e saj, Dee Dee Warwick.

Gjatë kohës së abuzimit, Dee Dee ka qenë 18 vite më e madhe se Whitney, pra rreth 27 vjeçe.

Warwick u bë e varur nga droga dhe ndërroi jetë  në moshën 63 vjeçare në 2008-ën, kurse 4 vite më vonë edhe Whitney ndërroi jetë në moshën 48 vjeçare.

SHKARKO APP