Dalin imazhet sexy të Meghan Markle pak para dasmës mbretërore
Nuk kanë të ndalur lajmet për dasmën mbretërore që mbahet sot në Britaninë e Madhe.
Nga babai i Meghan që nuk do ta shoqërojë të bijën në altar, për arsye shëndetësore nga motra, nga njerka Samantha që ka thyer një këmbë pak ditë më parë në Florida, nuk e lënë rehat as parapracët. Për të mos folur për të kaluarën e saj si aktore, që nuk është parë me sy të mirë nga familja mbretërore… nga familja Markle nuk dihet çfarë mund të presësh.
Tashmë ka dalë një video e vitit 2013 ku nusja mbretërore, bashkëshortja e ardhshme e princit Harry shfaqet më seksi se kurrë.
Bëhet fjalë për një video kur në atë kohë 32-vjeçarja xhironte për “Men’s Health”. Në ato xhirime ajo shfaqet sexy. E sigurt është që shfaqja e tyre në këtë moment nuk i ka pëlqyer familjes mbretërore.