Dalin në ankand fotografitë nudo të Marilyn Monroe

Dymbëdhjetë fotografi nudo të aktores së famshme, Marilyn Monroe teksa shijon festën e ditëlindjes së saj në pishinë do të shiten për 35 mijë dollarë.

Ato do të dalin në ankand nga kompania Heritage Auctions në Nju Jork së bashku me disa imazhe të Beatles, Frank Sinatra dhe Muhammed Ali.

Të gjitha do të arrijnë një vlerë prej 120 mijë dollarëe pasi bëhet fjalë për pamje të rralla të disa yjeve të njohura në gjithë botën.

Sipas Dailymail, ankandi do të mbahet javën tjetër ndërsa thuhet se fotografitë e aktores janë bërë pak para se të ndërronte jetë, në vitin 1962.

SHKARKO APP