Dasma, trendet më të fundit për tortën e çiftit

E bardhë, shumëkatëshe, shumë e ëmbël: është protagonistja skenike e pritjes së çiftit. Ja cilat janë tendencat e fundit

Një nga momentet më emocionuese të dasmës është prerja e tortës: dora e nuses e shoqëruar me atë të dhëndrit, do të presë një pjesë dhe do t’ia ofrojë bashkëshortit. Skenografike dhe me shumë kate, torta e dasmës admirohet po aq sa fustani i nuses. Prandaj është e domosdoshme të kombinohet me mjeshtëri me stilin dhe dekorimin e festës.

Torta tradicionale e ulët dhe e rrumbullakët me pana dhe konfeti tashmë është lënë në harresë duke i lënë hapësirë skulpturave të vërteta të mbuluara me pastë dhe sheqer. Kjo e fundit, tipike anglo-saksone pati një nderim të madh në Itali, falë pasionit të shfrenuar në dizajnimin e tortës. Nëse ky stil është ai që keni dashur gjithmonë për tortën tuaj të dasmës, do të gjeni një zgjedhje të gjerë për ta përshtatur atë sipas dëshirës, duke u mbështetur në çdo lloj dekorimi: dantella, tyl, bizhuteritë dhe lule, por edhe predha, yll deti dhe kështu me radhë do të bënin një tortë dasme edhe më skenike.

Një ide origjinale dhe sigurisht efektive është “veshja e tortës”, pra që torta duhet të ketë njëlloj veshjeje si fustani i nuses: kështu që do të kenë të njëjtën qëndisje, të njëjtat aplikime dhe të njëjtën formë. Nëse kjo ju duket e tepërt, mund të zgjidhni vetëm disa qëndisje në veshje apo në buqetën e luleve, mbase me të njëjtat lule që ka torta.

Një tjetër ide, patjetër inovative, por gjithnjë e më shumë e përhapur, është “torta e zhveshur”, torta ‘nud’: “zhveshur” nga mbulesa e fondantit dhe që karakterizohet vetëm nga pandispanja, në mënyrë rigoroze në disa kate dhe zbukuruar me fruta të freskëta. Një variant tjetër është “torta e ndotur” me një shtresë kremrash të spatuluar në të gjithë lartësinë që i jep tortës një transparencë të lehtë.

Një tjetër tipar gjithnjë e më i ri është skulptura e pastave të sheqerit që portretizon bashkëshortët në një mënyrë zbavitëse dhe qesharake, më shumë për të kthyer buzëqeshjen tek mysafirët. Tashmë shumë çifte zgjedhin që ta përshtatin dhe ta dekorojnë tortën para mysafirëve: është një zbulim shumë original që të intrigon dhe që bën më pak formale gjithçka.

Mos harroni se torta duhet të jetë e bukur, skenografike, e personalizuar, por mbi të gjitha duhet të jetë e mirë: atëherë u besoni ekspertëve të vërtetë të sektorit që dinë t’iu këshillojnë në mënyrën e duhur, në varësi të vendndodhjes, të veshjes, të stilit të ceremonisë në tërësi, duke u dhënë në të njëjtën kohë cilësinë dhe garancinë e një produkti shumë të mirë, të aftë për të kurorëzuar me ëmbëlsi dasmën tuaj.

Dhe vjen momenti për të prerë tortën bashkë me bashkëshortin tuaj dhe sigurisht që do të jetë ashtu siç e kishit ëndërruar gjithmonë!

SHKARKO APP