Datat më me fat të muajit qershor për secilën shenjë të horoskopit
Astrologia Meri Gjini, e ftuar në emisionin Ditë e Re, thotë se tre ditë të muajit nuk duhet të merremi me punë serioze. E para është data 5, e cila lidhet me çështje personale, duhet pasur shumë kujdes në raportet brenda familjes. Kemi datën 27 dhe 29 të muajt, që nuk duhen marrë vendime të rëndësishme.
Dashi
Muaji nuk do të jetë i lehtë deri në datën 10, por do të thjeshtësohet në datën 12. Dashi do ketë nevojë për pak më shumë përkëdhelje nga familja. Data e mira për dashin është data 10, e cila është datë shumë e mirë për çështje të konkretizuara. Gjithashtu edhe data 20, mund të ketë një ujdi, të cilën e prisni prej kohësh.
Demi
Tematika qëndrore e muajit qershor është familja.
Binjakët
Është një muaj serioz për pjesën e parë, por humori do të ndryshojë pas pjesës së dytë.
Gaforrja
Duan të punojnë në qetësinë e tyre, nuk duan shumë ndërveprime sociale. Mbyllja e muajit për gaforret do jetë shumë i mirë. Ditët më të mira për gaforren janë nga data 22 deri në datën 26. Nga datat 27 deri 29 do jenë pak të çorientuara.
Luani
Pjesa e parë e muajit, deri në datën 10 është e paqartë. Pra, më saktë 20 ditëshi i parë duhet të fokusohet te puna, ndërsa në 10 ditëshin e fundit mund të devijoni pak. Data më e mirë është data 10.
Virgjëresha
Ditët e para të muajit deri nga data 20, do t’ia dedikoni një pjesëtari të ri në familje, apo moshave të reja. Mbas datës 12, personat e kësaj shenje kanë një ritëm më të përshpejtuar dhe solar. Është muaji që ju jep mundësinë të bëni korrigjimin, me qëllim që të merrni më të mirën dhe maksimumin deri në fund të shtatorit.
Peshorja
Sa më të organizuar të jeni, aq më i mirë do të jetë rezultati dhe aq më pak do të ndikoheni nga hyrjet e vështira. Eklipsi i Diellit do ju bëjë të nisni një dietë, apo të nisni diçka për të rregulluar atë që nuk ju pëlqen aq shumë në pamjen tuaj fizike. Nuk ka periudhë më të mirë se sa kjo për dieta. Mund të bëni palestër, por pa nxitim. Duhet ta bëni taktikisht dhe mirë organizuar me qetësi.
Akrepi
Data 3 ju jep mundësinë që të merrni maksimumin. Data 5 është pak e vështirë në familje. Në fillim e javës që vjen fillon puna intensive. Pavarësisht vonesës dhe zgjatjes së muajit, rezultati nuk do të mungojë në fundin e muajit.
Shigjetari
Shmangni ekstremet e sporteve nga data 5 deri në datën 22 të muajit. Do të keni mundësinë e plotë për të shijuar verën pas datës 22 qershor. Kontrolloni ekstremet e luhatjes së humorit.
Bricjapi
Pjesa emocionale do jetë prezente gjatë gjithë muajit, por si zakonisht do përpiqeni ta anashkaloni, duke u fokusuar te çështjet e ekonomisë. Është momenti juaj, për të siguruar mirëqënie për xhepin tuaj.
Ujori
Duke u treguar të durueshëm, do merrni rezultatin që kërkoni në fund të muajit. Ndërveprimi me njerëzit do të jetë më intensiv.
Peshqit
Mund të keni humbje të vogla ( portofoli) nga sot deri në datën 10. Mbas datës 10 dhe 12 më në fund do gjeni kohë për veten dhe do merreni me çështjet e dashurisë.