Dekorohen 11 martirët në Kurbin

Nga Ahmet Zani

Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar me medaljen “Martirë të demokracisë” (pas vdekjes) 11 heronjtë antikomunistë nga familja Lala (Qypi) dhe me medaljen “Pishtari i Demokracisë” ish të burgosurin politik, Mark Alija në Kurbin.

Ky dekorim përben një akt te reflektimit te shtetit shqiptar mbi te vërtetën historike deri tani te deformuar të historisë. Për familjet dhe banorët e Kurbinit ky është një moment krenarie legjitime por efektet e këtij nderimi janë sigurisht më të mëdha. Këto dekorata të z, Nishani janë në fakt piketa për historiografinë zyrtare e cila do të jete e detyruar të shkruaj për ta dhe në mënyre të drejtë e të vërtetë.

Vrasja në luftë me armë në dorë kundër shtetit komunist të 11 pjesëtarëve të një familjeje në 1952 është një sakrificë mbinjerëzore, por edhe prova që në Shqipëri ka pasur një rezistencë të fortë antikomuniste e cila deri tani nuk është vlerësuar drejtë dhe në përmasat reale të sajë.

 Për arsye ideologjike ndarje e heronj si kjo që kujtojmë e nderon Presidenti i Republikës janë lënë në harresë madje është hedhur baltë mbi to. Shteti, politika, shoqëria shqiptare ka detyrim ndaj këtyre martirëve antikomunistë që i vunë gjoksin diktaturës dhe derdhen gjakun e tyre për lirinë e demokracinë kur të tjerët zgjodhën te përulen apo edhe më keq te bashkëpunojnë me krimin komunist.

Kjo ngjarje këta luftëtare martir të lirisë meritojnë shumë më shumë se kaq . Një medalje qoftë edhe nga kreu i shtetit të cilin gjej rastin ta përgëzoj është shumë pak me nderin që këta burra të Malit te Bardhë i bënë vetes duke u flijuar për lirinë, demokracinë dhe dinjitet njerëzor.

 Në këtë ceremoni asistuan deputetë nga Qarku Lezhë, drejtues nga Partia Demokratike, si dhe të afërm nga familja Lala, të cilët në emër të atyre që u flijuan, morën dekoratat e akorduar nga Presidenti Nishani. Ndue Lala ka përshëndetur ne emër te familjareve të martirëve.

SHKARKO APP