Deputeti i PS: Të hetohet Lulzim Basha

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe kërkon hetim për kreun e PD, Lulzim Basha dhe pagesat që janë bërë nga PD-ja për kompanitë lotuese.

Deklarata e Erion Braçes në FB:

1 miliardeshi i lulit, rrethit te tij, duhet te mblidhet KQZ. Duhet te hetoje agjencia e parandalimit te pastrimit te parave te pista! Kjo prokurori te bej cte doje!

Nuk kam patur kurre dyshime qe, një pjese e madhe te parave te korrupsionit gjate ushtrimit te pushtetit shume gjate-nga 2005 ne 2013,

U depozituan ne “Parajsa Fiskale”! Ne Qipro-ku u thyen ne mes nga kriza, Caiman, Panama, por edhe Belize! Ne merat e tyre, familjareve, por edhe te biznesmeneve. Ato jane gjithnje llogarite te medha dhe te hapura ne cdo kohe. Shpenzimet maramendese, nuk spjegohen ndryshe.

Historia e 1 miliard lekeve paguar nga disa adresa, PD se pari por edhe nje kompani ne Belize-parasje fiskale kjo, eshte ceshtja me e paster e depozitimit te parave te korrupsionit ne “Parajsa Fiskale” dhe perdorimit te tyre pa kufi per qellime te politikes se dites ketu, ne Shqiperi por edhe ne SHBA. Sepse eshte e tille,

nuk mund te ike bashke me deklaraten politike te kujtdo,

perfshi edhe kete qe po lexoni!

Duhet veprim!

KQZ duhet te ishte mbledhur sot, jo neser, as pasneser e as pas nje jave, sot.

Te riurdheronte auditim te financave te perdorura nga PD ne fushate, perfshi dhe kontratat e reja qe dolen dje ne publik;

Pagesat e kryera nga Belize gjithashtu.

KQZ eshte institucioni nen mashtrimin publik te faktuar te PD.

Drejtoria e Parandalimit te Pastrimit te Parave Pista,

duhet te kishte nisur hetimin dhe ta lajmeronte ate publikisht.

Kjo agjenci ka te gjithe aksesin te hetoje deri atje ne Belize,

te perdore cdo burim, perfshire burime financiare qe,

per arsye shteterore-hetimi i korrupsionit eshte nje e tille,

te thyeje “kofidencialitetin” e “parajses” per pronaret e asaj kompanie.

Me ndjeni por i vetem, me nje kolege te mire ne SHBA, e kam bere une ne rastin e Stream Oil, e lodhshme ishte por jo e pamundur, madje pa kosto.

Me tej,

te vendose nen hetim cdo transferte te nje rrethi te ngushte te afermish dhe biznesmene, ish police mes tyre-tani ndertues te medhenj, te gjithe te Lulzim Bashes dhe,

te kerkoj per ta informacion kudo, perfshire parajsat.

Shikoni,

kete here eshte e thjeshte;

Rregulli i perjashtimit e ben te tille, Lulzim Basha perzuri nga lista e PD nje sere ish ministrash te dyshuar se ne vite e kane bere kete, pra ata perjashtohen vetiu.

Ata as qe e conin ne mend te paguanin per te.

Por perfshiu ne liste dhe nje sere biznesmenesh thuajse te panjohur, por mjaftueshmerisht te kamur.

Njeri prej tyre, ne 8 vite ka deklaruar nje fitim prej 34 milion dollaresh. I deklaruari po them.

Eshte vec rrethi i Lulzim Bashes ne kete histori dhe ai duhet hetuar!

Ne ane tjeter,

a e kuptoni se sa te drejte kam kur kerkoj qe te ndalohen me ligj kompanite qe origjinen e kane ne Parajsa Fiskale, te perfitojne kontrata publike ketu?

Marrin parate e pushtetareve ketu, i depozitojne ne “Parajse”, themelojne kompanite atje, prej andej vijne dhe fitojne kontrata ketu, fitimet i transferojne perseri atje dhe, nese bamiresi politik ka nevoje, rikthehen nje pjese ketu per nevojat politike te tij.

Duhet te marre fund tani!

SHKARKO APP