“Despacito” rrit ekonominë e vendit

Despacito ka arritur majat e klikimeve në toplistat botërore, por nuk dihej se do sillte të ardhura për vendin ku është xhiruar klipi. Luis Fonsi dhe Daddy Yankee zgjodhën Porto Rico, pasi ishte vendlindja e tyre dhe e pëlqenin zonën, por nuk e morën parasysh ekonomia e atij vendi se do rritej. Sipas të përditshmes “Un Nuevo Dia”, interesi i turistëve u rrit me 45% pas publikimit të këngës, sepse të gjithë donin të dinin ku u rritën artistët. Pas publikimit të këtij lajmi, Luis Fonsi shkruajti i kënaqur në llogarinë e tij në Instagram për këtë duke falenderuar qytetin, Yankee, modelen dhe kërcimtarët që morën pjesë në klip. Dihet se para dy muajsh, guvernatori i Porto Rico e shpalli vendin të falimentuar, edhe pse e kishte ristrukturuar me një borxh prej 70 miliardë dollarësh.

Luis Fonsi - Despacito ft. Daddy Yankee

SHKARKO APP