Dhanë 0 pikë për Eugent Bushpepën, reagon Ermal Meta: Nuk e kuptoj jurinë italiane

Ndërsa juria shqiptare dha 12 pikë për Italinë në Eurovizion, kjo fundit e vlerësoi Shqipërinë me 0 pikë. Italia në Eurovision përfaqësohej nga këngëtari me origjinë shiptare, Ermal Meta, i cili ka reaguar për vlerësimin me zero pikë që Italia i bëri Eugent Bushpepës.

Me anë të një postimi në Twitter Ermal Meta shpreh idinjatën e tij. Këngëtari tha se nuk e kupton vendimin e jurisë italiane dhe se, nëse do të ishte në dorën e tij të gjitha pikët do t’ia jepte Shqipërisë.

Meta ka vlerësuar edhe zërin e Bushpepës, duke thënë se ishte mbreslënës.

“Sinqerisht, 12 pikët e jurisë italiane nuk i kuptoj dot. Unë do t’ia kisha dhënë Shqipërisë. Eugenti ka një zë dhe intonacion mbresëlënës”, ka shkruar Ermal Meta në rrjetin social Twitter.

Image may contain: 1 person, text

SHKARKO APP