DiCaprio dhe Winslet ribashkohet për një darkë me qëllim bamirësie

Ndërsa po bëhen 20 vjet nga filmi, “Titanic”, Jack dhe Rose u ribashkuan për një qëllim të mire, këtë herë në tokë, e jo në det. Në fakt, Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet që luajtën këto role janë “ribashkuar” në një darkë gala të organizuar nga Fondacioni “Leonardo DiCaprio”. Kjo ngjarje që organizohet çdo vit në muajin korrik në St. Tropez të Francës ofron në një ankand mundësinë për të darkuar me yjet e Titanikut diku në muajin tetor apo nëntor në një vend të zgjedhur prej tyre në qytetin e New York-ut. Të ardhurat nga kjo mbrëmje dhe ankandi do të mbështesin Fondacionin e DiCaprios, i cili që nga viti 2008 ka mbledhur më shumë se 80 milionë dollarë për kauza mjedisore. Darka me Winslet dhe DiCaprio do të ndihmojë edhe një fushatë, në të cilën aktorja është përfshirë e që ka për qëllim për të ndihmuar një nënë të re në Britani të Madhe të paguajë për trajtimin e kancerit. Aktorja e themeloi Fondacionin “Golden Hat” që mbështet fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre dhe gjithashtu edhe organizatat bamirëse rajonale në Britaninë e Madhe dhe përpjekjet e individëve për mbledhjen e fondeve për trajtimin e kancerit.

SHKARKO APP