Diell, vranësira dhe temperatura deri në 20 gradë Celsius, parashikimi motit për sot

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme, do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme, sidomos në zonat malore verilindore dhe lindore.

Në këto zona nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara shiu dhe borë në lartësitë e mëdha.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, duke zbritur deri në 3°C në zonat malore, ndërsa maksimumet do të ngjiten deri në 20°C në ultësirën perëndimore dhe zonat jugore të vendit. Vlera mesatare e temperaturës maksimale pritet të luhatet rreth 19-20°C, ndërsa minimalja do të variojë nga 3°C në verilindje deri në 14°C në Tiranë dhe zonat bregdetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim kryesisht verilindor, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë i ulët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kushtet e motit mbeten përgjithësisht të qëndrueshme, megjithëse me ndjesinë e freskisë që do të vijojë edhe në ditët në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?